Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - ARRSH: Punimet në dy lotet e para kanë arritur në rreth 20%

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit për këtë kontratë është parashikuar në vlerën e 2.5 miliardë lekëve.
Sipas ARRSH, procedura e prokurimit pritet të hapet gjatë muajit të ardhshëm, pasi të përfundojnë diskutimet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për elementët fundorë, që kanë nevojë për saktësim.
Ndërkohë, punimet kanë nisur tashmë në dy fazat e para të bypass-it. ARRSH raportoi se realizimi fizik i punimeve ka arritur në rreth 18-20%, ndërsa aktualisht po kryhen gërmimet, skarifikimi dhe mbushjet për formimin e trupit të rrugës. Po ashtu vijon ndërtimi i dy urave të parashikuara në këto lote, si dhe profilimi i skarpateve përgjatë gjurmës së projektit.
Për fazën e parë dhe të dytë, vlera e kontratave është 5.9 mld lekë dhe përfshijnë një gjatësi prej rreth 8.2 km.
Bypass-i i Tiranës parashikohet të ketë një gjatësi totale prej 21.6 km dhe do të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me autostradën Tiranë-Elbasan, duke shmangur kalimin e trafikut tranzit përmes kryeqytetit. Traseja nis pranë rrugës Thumanë – Kashar dhe përfundon në Mullet, ndërsa rruga do të ketë dy korsi për secilin drejtim lëvizjeje dhe shpejtësi të lejuar deri në 120 km/h.
Nga “Doctor Google”, tek IA - Si ndikon teknologjia në shëndetësi? Dika: Sfiduese
Nga “Doctor Google”, ku shpesh qytetarët arrinin në diagnozë të gabuar duke iu referuar informacioneve në internet, tashmë qasja ka ndryshuar dhe për këtë një......
Shqiptarët paguan 39 mln euro për rivlerësimin e pronave - Malaj: Shifra vetëm për dy muaj. Pritshmëria shumë e lartë
Vetëm në dy muaj, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 3.9 miliardë lekë nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, që nga nisja e zbatimit në......
Mallrat e importit, më të lira në fillim të vitit/ Indeksi i shënoi rënie me 0.2% krahasuar me një vit më parë
Çmimet e produkteve të importuara në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar një zbutje të kostove......
Indeksimi i pensioneve, kur do të nisë? - Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë që ta afrojmë në qershor-korrik
Indeksimi i pensioneve mund të bëhet brenda muajve qershor-korrik, duke mos pritur muajin Tetor sikurse është e përcaktuar në ligj. Ministri i Financave,......
Sot, afati i fundit i aplikimeve për Paqen Fiskale - Procedura zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”
Sot është dita e fundit që tatimpaguesit të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale, një procedurë që......
Java mbyllet negativisht për valutat e huaja – Dobësohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
Rritje minimale e kostove të prodhimit/ Indeksi nuk sinjalizon presione të forta inflacioniste
Kostot e prodhimit në ekonomi kanë shënuar një rritje shumë të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të......
CEFTA: Vendet e rajonit shtyjnë drejt procedurave plotësisht elektronike dhe zhdoganimit më të shpejtë
Administrata Doganore shqiptare mori pjesë në takimin e 31-të të Nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i zhvilluar në Sarajevë, ku......



