Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2026, 11:15

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta deri në 192 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve,

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të premte, më 5 qershor 2026, në orën 13:00.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 192 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë në 180 lekë për litër.

Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 172 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 160 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të reflektohen lëvizjet më të fundit të tregjeve ndërkombëtare dhe ndryshimet në çmimet e shitjes.

Bordi u ka kujtuar operatorëve që ushtrojnë aktivitet në tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm. Në rast të konstatimit të shkeljeve, ndaj subjekteve do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat