Bota Postuar më 9 Nëntor 2022, 09:38

Tregu monetar, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve - Republikanët drejt kontrollit të Dhomës, humbin një vend në Senat

Nga SCAN TV
Tregu monetar, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve -

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi tregtarët po presin rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin amerikan. Në anën tjetër, të dhënat mbi inflacionin mund të zbehin shpresat për një ngadalësim të hapit të rritjes së interesave. Monedha e gjelbër është gjendur nën presion në ditët e fundit, për shkak të basteve se Rezerva Federale do të frenojë rritjen e interesave, për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë.

Për këtë arsye, dollari preku nivelin më të ulët në disa javë, në raport me euron dhe paundin britanik. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, ka humbur rreth 1% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po qëndron në rreth 109.6. Fokusi i tregjeve do të jetë i fokusuar te rezultati i zgjedhjeve në SHBA. Rezultatet paraprake tregojnë se Republikanët kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfqësuesve, por kanë humbur një vend në Senat.

Disa analistë mendojnë se marrja e kontrollit nga Republikanët mund të jetë një lajm i keq për dollarin, pasi do të limitohen shpenzimet fiskale. Tregjet po presin edhe inflacionin që SHBA, që do të publikohet të premten dhe analistët parashikojnë një ngadalësim të lehtë në 8%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm dhe po tregtohet në rreth 18 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1270 dollarë. Tregu i monedhave virtuale ka rënë ndjeshëm në 3 ditët e fundit për shkak të lajmeve se Binance dhe FTX, dy platformat më të mëdha në botë, do të bashkohen për shkak të problemeve me likuiditetin.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat