Sa fëmijë shqiptarë lindën në Mbretërinë e Bashkuar? Jemi një ndër 10 vendet me prindër emigrantë me lindshmërinë më të lartë

Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej vitesh një nga destinacionet më të lakmuara për emigrantët në Europë, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë. Ky trend ka bërë që shumë shqiptarë të provojnë emigracionin në këtë shtet, veçanërisht pas periudhës së pandemisë, kur lëvizja e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar pësoi një rritje të konsiderueshme.
Të dhënat e Institutit të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se që nga viti 2020, Shqipëria mban një raport të lartë të lindshmërisë nga prindërit emigrantë, duke u renditur si një ndër 10 vendet me lindshmërinë më të madhe. Konkretisht, nga viti 2021 deri në 2024, në Mbretërinë e Bashkuar kanë ardhur në jetë rreth 14 mijë fëmijë nga nëna shqiptare. Në vitin 2023 u arrit kulmi ku janë regjistruar 3,891 lindje nga nëna shqiptare, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 7-të për atë vit.
Kur shqyrtojmë të dhënat për baballarët shqiptarë, numri i fëmijëve të lindur rezulton edhe më i lartë, rreth 15,800, çka reflekton faktin që emigracioni ndiqet kryesisht nga meshkujt. Një pjesë e këtyre lindjeve vjen si rezultat i martesave me shtetas shqiptarë ose të huaj, duke përfaqësuar një mënyrë të zakonshme për të përfituar lehtësira në shtetësi. Tendencat për lindjet nga baballarët shqiptarë tregojnë se viti 2024 shënoi numrin më të lartë me 4,399 lindje.
Sipas statistikave, grupet me lindshmërinë më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar vijnë nga India dhe Pakistani, me përkatësisht 4.6% dhe 3.8% të lindjeve në të gjithë vendin. Për vitin 2024, ndër vendet evropiane që kanë lindshmërinë më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar renditen Polonia dhe Rumania, duke reflektuar një prezencë të lartë emigrantësh nga këto shtete.
Këto të dhëna tregojnë qartë jo vetëm për rritjen e emigracionit shqiptar dhe nga shumë vende të botës në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ndikimin e tij në strukturën demografike dhe trendet e lindshmërisë, duke e bërë Shqipërinë një ndër 10 vendet me prindër emigrantë me lindshmërinë më të lartë në këtë vend.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

