Turizmi shtyn ndërtimin e hoteleve të reja/ Tremujori i dytë, sipërfaqet rriten 6-fish nga viti i shkuar

Instituti i Statistikave ka raportuar së fundmi statistika lidhur me lejet e ndërtimit të dhëna gjatë tremujorit të dytë të vitit. Duke qenë se ky tremujor përkon me nisjen e sezonit veror, bie në sy numri i lejeve të dhëna për ndërtimin e hoteleve dhe ndërtesave të ngjashme, të cilat ndihmojnë drejtpërdrejt zhvillimin e turizmit I cili po ecën me ritme të shpjeta në vend.
Nëse krahasojmë numrin e lejeve të ndërtimit për hotele gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 me të njëjtën periudhë të vitit 2025, vihet re një ulje në numër, por sipërfaqja e ndërtimit për këtë kategori është rritur gati 6-fish. Nga rreth 12 mijë metra katrorë që u dhanë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, është arritur në 71 mijë metra katrorë këtë vit. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, sipërfaqja është rritur sërish, duke u trefishuar.
Sa i përket situatës së përgjithshme, rezulton se në tremujorin e dytë të vitit 2025 janë miratuar gjithsej 352 leje ndërtimi, duke shënuar një ulje prej 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe sipërfaqja totale e ndërtimit ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 67%, duke kaluar nga rreth 844 mijë metra katrorë në 278 mijë metra katrorë. Vlera e përafërt e projekteve kap shifrën e 18.4 miliardë lekëve, duke shënuar një ulje prej 45.5%.
Në ndarjen sipas kategorive, ndërtimet për banim zënë pjesën më të madhe me 271 leje, të pasuara nga ndërtesat jo-rezidenciale me 81 leje ndërtimi. Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 125 leje dhe një sipërfaqe prej 129 mijë metrash katrorë. Gjithashtu, një rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore është regjistruar në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.
Instituti i Statistikave sqaron se se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
Më të vizituarat
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......