Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill

Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin prill 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 14.7%, duke e çuar në rreth 213 mijë numrin e vendasve, ashtu edhe të huajve që kanë vizituar vendin. Vizitorët rezidentë u rritën me 17.2%, ndërsa ata të huaj me 23%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 21.3%.
Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet e akomodime të ngjashme ku ka një rritje prej 15.5%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve.
Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 16 % të vizitorëve. Pas Italisë, renditen Kosova me 14%, Gjermania me 8%, si dhe Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 7% dhe 6% të turistëve në këtë periudhë.
Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 49% të totalit të turistëve të huaj. INSTAT njofton gjithashtu se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22.4 %, duke shënuar një rritje të lehtë nga 22.1% në prill 2024.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

