Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër

Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci paraqitet pozitiv, pasi është shënuar një rritje prej 9.1% krahasuar me vitin 2023. Edhe në lidhje me numrin e vizitorëve, tendenca është sërish pozitive, me një rritje prej 30.7%. Në total rezulton se ka pasur rreth 1.3 milionë vizitorë, ku dominues kanë qenë vizitorët e huaj, duke përbërë rreth 60% të këtij numri.
Në total, këto institucione janë vizituar nga rreth 788 mijë persona. Ndërkohë, në vitin 2024, shpenzimet e shqiptarëve në fushën e argëtimit, kulturës dhe çështjeve fetare përbënin rreth 1.56% të shpenzimeve publike, ndërsa në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato zinin një peshë prej 0.45%.
Sa i përket subjekteve të vizituara, gjatë këtij viti u shënuan rreth 468 mijë vizita në muze. Krahasuar me vitin 2023, ky numër përfaqëson një rritje prej 19.7%. Kalatë janë vizituar nga rreth 344 mijë persona, duke shënuar një rritje prej 27% në krahasim me një vit më parë. Ndërsa parqet arkeologjike rezultojnë si më të vizituarat, me rreth 501 mijë vizitorë dhe një rritje prej 46.2%.
Në të gjitha kategoritë vihet re se vizitorët e huaj dominojnë ndjeshëm, veçanërisht në kalatë dhe monumentet e tjera, ku përbëjnë 69% të totalit të vizitorëve. Nga ana tjetër, edhe në muze janë regjistruar rreth 60% të vizitave nga të huajt. Ndërkohë, edhe në parqet arkeologjike vizitorët e huaj përbëjnë shumicën, me 52.5% të totalit të vizitave.
Ndër institucionet më të vizituara, vendin e parë e mban Kalaja e Gjirokastrës me 20% të vizitave. Më pas renditen Parku Kombëtar i Butrintit me 15.3% dhe Muzeu “Gjergj Kastrioti” me 13.3%. Nga ana tjetër, më pak të vizituarat rezultojnë të jenë Parku Arkeologjik i Shkodrës dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.
Prania dominuese e vizitorëve të huaj tregon për një interes gjithnjë në rritje ndaj historisë dhe vlerave kulturore shqiptare, duke e vendosur Shqipërinë gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve tërheqëse turistike në Europë. Kjo prirje përbën një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e ofertës kulturore dhe investimeve në infrastrukturën turistike.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

