Tetori dyfishon numrin e turistëve të huaj/ Gjermanët dhe italianët shënuan numrin më të lartë të vizitorëve

Turizmi ka vijuar të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit tetor, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netë qëndrimet në strukturat akomoduese në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tetorit numri i përgjithshëm i vizitorëve u rrit me 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e ndjeshme u regjistrua nga vizitorët jo-rezidentë, të cilët shënuan një rritje prej 55.4%, çka tregon se prania e turistëve të huaj gjatë kësaj periudhe është dyfishuar. Ndërkohë, vizitorët vendas patën një rritje më të moderuar, me 5.8%, duke reflektuar një stabilitet të kërkesës së brendshme për akomodim turistik.
Edhe netë qëndrimet pësuan rritje, duke u shtuar me 17.4% në total. Netë qëndrimet nga vizitorët e huaj u rritën ndjeshëm me 26%, duke konfirmuar tendencën e qëndrimeve më të shumta nga turistët ndërkombëtarë. Në të kundërt, për vizitorët vendas u regjistrua një rënie prej 3.1% në netëqëndrime, krahasuar me tetorin e vitit 2024.
Nga pikëpamja gjeografike, rritja më e madhe e vizitorëve u shënua në zonat bregdetare, ku numri i tyre u rrit me 73.6%, duke konfirmuar vijimin e atraktivitetit të bregdetit edhe jashtë sezonit të pikut veror. Paralelisht, akomodimet alternative dhe të ngjashme shënuan një rritje të konsiderueshme prej 54.4%.
Sa i përket origjinës së vizitorëve jo-rezidentë, në tetor 2025 pjesa më e madhe e tyre vinin nga Kosova, me 14% të totalit. Italia dhe Gjermania kontribuan secila me nga 13%, ndërsa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar përfaqësuan përkatësisht 7% dhe 5% të vizitorëve. Pjesa e mbetur, rreth 48%, përbëhej nga vizitorë nga vende të tjera, çka dëshmon për zgjerimin e tregjeve dhe rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik.
Në të njëjtën linjë pozitive është norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele e cila arriti në 31.6% gjatë tetorit, nga 27.7% që ishte në tetor 2024, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm të performancës së sektorit.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

