Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg

Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht kërkojnë një burim shtesë të ardhurash, puna me kohë të pjesshme po bëhet zgjidhja ideale. Vitet e fundit, me zgjerimin e tregut të punës dhe me rritjen e mundësive për punë nga shtëpia, kjo formë punësimi është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2024 për personat 20-64 vjeç përqindja e të punësuarve me kohë të pjeshme ndaj të punësuarve gjithsej është 12.7%, për këtë grupmoshë. Ndërkohë në BE rezulton se 17.1% punonin me kohë të pjesshme. Punët me kohë të pjeshme në vend cilësohen ato vende pune ku ka më pak se 35 orë pune.
Ashtu si në vendin tonë, edhe në Bashkimin Europian vërehet se gratë janë ato që mbajnë përqindjen më të lartë të punësimit me kohë të pjesshme. Kjo lidhet shpesh me angazhimet familjare, kujdesin për fëmijët apo nevojën për të balancuar jetën profesionale me atë personale.
Nëse këto të dhëna krahasohen edhe me vendet e tjera të rajonit, rezulton se Shqipëria qëndron në krye të listës për përqindjen më të lartë të punësimit me kohë të pjesshme. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, në Serbi përqindja e të punësuarve me kohë të pjesshme është vetëm 5.9%, ndërsa shumë më poshtë renditet Bosnje& Hercegovina, me vetëm 2.5% të qytetarëve që punojnë part-time.
Ndërkohë, në nivel europian, Holanda dhe Austria janë vendet që kryesojnë për përqindjen më të lartë të punësimit me orare të shkurtuara, duke e kthyer këtë formë pune në një pjesë të natyrshme të tregut të tyre të punës. Në anën tjetër, Bullgaria mban përqindjen më të ulët të të punësuarve me kohë të pjesshme, e ndjekur nga Bosnja-Hercegovina dhe Rumania.
Megjithatë, ky trend nuk kufizohet vetëm tek të rinjtë edhe grupmoshat e tjera po e përqafojnë këtë mënyrë fleksibël punësimi. Nëse shohim të dhënat e INSTAT vërehet se grupmosha e pensionistëve është aktive në tregun e punës me kohë të pjesshme, rezulton se për personat mbi 65 vjeç përqindja e punësimit part-time ndaj të punësuarve gjithsej për atë grupmoshë është 43.9%, çka tregon se puna me kohë të pjeshme është një alternative e mire për ta. Shumë të moshuar zgjedhin të punojnë për të qëndruar të angazhuar, për të ruajtur rutinën dhe pas daljes në pension.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

