Shtohet numri i makinave, por bien regjistrimet e reja/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë listën e preferencave

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ka arritur në 976,916 njësi. Pjesën më të madhe të këtyre mjeteve e zënë autoveturat me 80.8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier me 6% dhe motorët me 5.8%
Tirana mban peshën më të madhe me 34.7 % të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13.5%. Ndërkohë, qarqet me numrin më të ulët të mjeteve janë Gjirokastra dhe Kukësi respekivisht me 2.2% dhe 2.4%.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 20,319 mjete të reja ku 82% janë autovetura. Tirana ka udhëhequr sërish me 40% të regjistrimeve të reja.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, numri total i mjeteve ka shënuar një rritje me 10.1%, ndërsa regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie me 4.4 %.
Për sa i përket markave të regjistruara për herë të parë, Volkswagen zë vendin e parë me 20%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 19%. Më pas renditen Audi, Ford dhe Toyota me përqindje më të ulëta.
Këto të dhëna tregojnë një rritje të qartë të mjeteve rrugore në Shqipëri dhe një përqendrim të tyre kryesisht në zonat urbane si Tirana dhe Durrësi. Pavarësisht uljes së lehtë të regjistrimeve të reja, interesi për mjete rrugore të markave të njohura mbetet i lartë.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

