Analiza Postuar më 20 Janar 2025, 12:49

Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/ 52% më shumë të huaj, rriten edhe netëqëndrimet

Nga Armela Duka

Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/  52% më

Në muajin nëntor të vitit 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet në rreth 147,000 ose 30.8% më shumë se vjet, duke reflektuar kështu një interes të shtuar për shërbimet dhe akomodimet që ofrohen në vendin tonë. Konkretisht, vizitorët vendas janë shtuar me 2.8%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 52.1%, krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Në total, për periudhën Janar-Nëntor, numri i vizitorëve të huaj në struktura vlerësohet në rreth 2 milionë

Paralelisht, edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 35.8%, në krahasim me nëntorin e një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, netëqëndrimet nga vendasit janë rritur me 3.3%, ndërsa netëqëndrimet nga të huajt kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej 54.7%.

Sipas ndarjes rajonale,në muajin e 11-të të vitit 2024, numri më i lartë i netëqëndrimeve është regjistruar në “Rajonin Qendër” i cili ka kryesuar me 56.7% të totalit të netëve të qëndrimeve, duke u shfaqur si destinacioni më i preferuar për vizitorët.

Në aspektin e zonave të afërsisë me bregdetin, “Zonat jo-bregdetare” kanë mbizotëruar me 63.7% të netëve të qëndrimeve. Ndërsa, lidhur me llojin e strukturave akomoduese, “Hotelet dhe akomodimet e ngjashme” kanë regjistruar 95.1% të totalit të netëqëndrimeve, duke u shfaqur si zgjedhja dominuese e vizitorëve.

Po ashtu, origjina e vizitorëve ka qenë diverse. Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 66% kanë qenë të huaj. Kontribuesit kryesorë në fluksin e vizitorëve ishin Kosova dhe Italia, me nga 10.5% secila. Gjermania dhe Franca pasuan me përkatësisht 5.8% dhe 3.2%. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve, që përfaqësonin 33.2% përfshihen në kategorinë “Të pa specifikuar"  përsa i përket origjinës. 

Shqipëria 20 Janar Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat