Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re

Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në një pikë të diasporës shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Censusi i Kanadasë, në këtë shtet jetojnë rreth 42 mijë emigrantë shqiptarë, një shifër mjaft domethënëse duke marrë parasysh distancën e madhe gjeografike që i ndan dy vendet.
Shumica e tyre përbëhet nga brezi i parë i emigrantëve, me rreth 28 mijë persona, çka dëshmon se ky komunitet është relativisht i ri dhe i përqendruar kryesisht tek ata që kanë emigruar gjatë dekadave të fundit. Brezi i dytë i shqiptarëve në Kanada përfaqësohet nga afro 11 mijë e 500 persona, ndërsa gjenerata e tretë mbetet ende e vogël në numër, me vetëm 1 mijë e 370 individë.
Nëse e krahasojmë me komunitetet e tjera të rajonit në Kanada, vihet re se shqiptarët nuk janë ndër grupet më të mëdha, megjithatë prezenca e tyre është e qëndrueshme. Serbia rezulton të ketë numrin më të lartë të emigrantëve në këtë shtet me plot 93 mijë shtetas, ndërkohë që maqedonasit përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm me rreth 39 mijë e 440 persona. Edhe Bosnja dhe Hercegovina ka një numër të lartë emigrantësh, me afro 28 mijë qytetarë që jetojnë në Kanada. Në krahun tjetër, komunitetet më të vogla janë ato të Kosovës dhe Malit të Zi, ku sipas censusit jetojnë përkatësisht rreth 3,700 dhe 4,300 persona.
Këto shifra tregojnë jo vetëm lëvizjet e mëdha demografike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit, por edhe mënyrën se si Kanadaja është shndërruar në një destinacion për emigrantët nga Ballkani, duke ofruar jo vetëm mundësi më të mira ekonomike, por edhe një terren të përshtatshëm për integrim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

