Rreth 3.2% e popullsisë nuk ka ndjekur kurrë shkollën/ Gjirokastra dhe Lezha me numrin më të lartë individëve të paarsimuar

Sipas të dhënave më të fundit nga Censi i vitit 2023, rreth 3.2% e popullsisë totale në Shqipëri nuk ka ndjekur kurrë shkollën. "Scan Intel" ka analizuar këto shifra për të identifikuar qarqet ku mungesa e arsimimit është më e theksuar.
Në qarqet më të populluara si Tirana dhe Durrësi, përqindja e individëve që nuk kanë ndjekur shkollën është relativisht më e ulët krahasimisht me qarqet e tjera. Tirana, me 13,720 individë të paarsimuar, ka një raport prej 19 individësh të paarsimuar për çdo 1,000 banorë, ndërsa Durrësi ka 6,243 persona që nuk kanë ndjekur shkollën, ose 28 individë për çdo 1,000 banorë. Kjo mund të lidhet me ndërgjegjësimin më të lartë për rëndësinë e arsimit në këto zona, ku sistemi arsimor është më i zhvilluar dhe ofron më shumë mundësi për individët.
Nga ana tjetër, qarqet si Berati dhe Dibra kanë një përqindje më të lartë të individëve që nuk kanë ndjekur shkollën krahasuar me Tiranën dhe Durrësin. Në Berat, 4,491 individë nuk kanë pasur mundësi ose dëshirë të arsimohen , duke regjistruar kështu 32 individë për 1,000 banorë. Po ashtu, në Dibër janë 3,377 individë që nuk kanë ndjekur asnjëherë shkollën, me një raport prej 31 individësh për 1,000 banorë.
Ndërkohë, në Lezhë dhe Gjirokastër kemi 35 individë të paarsimuar për çdo 1000 banorë, duke u pozicionuar kështu si qarqet më të paarsimuara në shkallë vendi. Më pas renditet Elbasani dhe Vlora me 34 dhe 32 individë të paarsimuar për çdo 1,000 banorë.
Në të kundërt pas Tiranës, Korça dhe Kukësi si duket i kanë kushtuar më shumë vëmendje arsimit duke regjistruar edhe numrin më të ulët të individëve të paarsimuar krahasimisht me popullsitë respektive të secilit qark. Konketisht , në Kukës kemi 1,676 individë që nuk kanë frekuentuar shkollën asnjëherë ndërsa në Korçë ky numër është 4,699. Raporti i individëve të paarsimuar për 1,000 banorë në këto qarqe është 27.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

