Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%

Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje, pasi në janar të vitit 2025 inflacioni ishte 1.9%.
Të dhënat tregojnë se muaji i parë i vitit u karakterizua nga rritje më e theksuar e çmimeve në sektorin e argëtimit dhe të qirave. Grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” shënoi rritjen më të lartë me 4.9%, i ndjekur nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare”, që regjistruan secili nga 4.4% rritje.
Rritje çmimesh u evidentuan edhe në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.6%, si dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2.4%. Krahasuar me muajin e kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.2 %.
Sa i përket ndikimit në inflacionin vjetor, kontributin kryesor e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0.87 pikë përqindje, i ndjekur nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.61 pikë përqindje. Ndërkohë, grupi“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” kontribuan me nga +0.14 pikë përqindje secili në rritjen vjetore të çmimeve.
Ecuria e inflacionit në fillim të vitit tregon se presionet kryesore vijojnë të vijnë nga kostot e strehimit dhe shërbimeve bazë, por edhe nga konsumi në sektorët e argëtimit dhe shërbimeve.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

