Qeverisja online në rritje, Shqipëria mbi mesataren europiane/ Pothuajse e gjithë popullsia përdor platformën e-Albania për shërbimet publike

Shërbimet publike po bëhen gjithnjë e më të digjitalizuara, duke bërë që qytetarët të largohen nga sportelet tradicionale dhe të marrin shërbimet e nevojshme direkt nga telefoni apo kompjuteri i tyre.
Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2025, 71.9% e qytetarëve në Bashkimin Evropian të moshës 16–74 vjeç përdorën faqet e internetit ose aplikacionet e autoriteteve publike. Ky nivel shënon një rritje prej 1.9 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024 dhe 4.3 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2022, kur nisi mbledhja e këtyre të dhënave.
Po si paraqitet Shqipëria në këtë drejtim? Vendi ynë rezulton dukshëm mbi këtë mesatare. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 99.5% e popullsisë së grup-moshës 16–74 vjeç ka një llogari dhe përdor platformën digjitale e-Albania, çka tregon për një përhapje shumë të gjerë të shërbimeve online në vend.
Sipas të dhënave, shërbimet më të përdorura gjatë këtij viti kanë qenë ato që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklaratat tatimore apo njoftimet për ndryshimin e adresës, si dhe shërbimet që lidhen me të drejtat sociale, dokumentet zyrtare, regjistrimet arsimore dhe informacionin për shëndetin publik. Një nga kategoritë me rritjen më të shpejtë është ajo e marrjes së informacionit nga faqet ose aplikacionet e institucioneve, e cila është rritur me rreth 2.2 pikë përqindjeje.
Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të shërbimeve të qeverisjes elektronike.
Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, vendet me përqindjen më të lartë të përdorimit të këtyre shërbimeve janë Danimarka (98.0%), Holanda (96.2%), Finlanda (96.1%) dhe Suedia (96.0%). Në anën tjetër të listës renditen Rumania (24.1%), Bullgaria (36.0%) dhe Italia (57.7%), të cilat regjistrojnë nivelet më të ulëta të përdorimit të shërbimeve digjitale të autoriteteve publike.
Në tërësi, trendi tregon se shërbimet publike po kalojnë gjithnjë e më shumë drejt platformave online, duke ndryshuar mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

