Polakët u “dyndën” në bregdetin shqiptar/ Gjatë Korrikut numri i vizitorëve në vend u rrit me 34.6%

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik, me vizitorë që vijnë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa dhe vende të largëta. Statistikat e korrikut 2025 të publikuara nga INSTAT tregojnë një zgjerim të dukshëm si në fluksin e turistëve, ashtu edhe në kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në hotele e struktura të tjera pritëse, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Në vend, përgjatë korrikut vizitorët kanë pësuar një rritje prej 34.6% me rreth 709 mijë turistë. Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, tregohet se vizitorët jo-rezidentë kanë shënuar një rritje prej 45.3% me rreth 526 mijë përgjatë këtij muaji, ndërkohë turistët rezidentë shënuan rritje me 11.2% duke arritur në 182 mijë. Sa i përket netëve të qëndrimit, rritja ka qenë 33.5%.
Duke qenë një nga muajt më turistikë, sigurisht që në korrik destinacionet bregdetare kanë qenë më të preferuarat, me një rritje prej 35% në rezervimet në hotele dhe struktura të ngjashme. Rajoni qendror rezulton të ketë pritur më shumë turistë se zonat e tjera të vendit.
Ndër vendet e origjinës për turistët e huaj, Kosova kryesonte me numrin më të lartë duke pasur 21% të totalit. Pas tyre renditen turistët polakë me 11%, italianët me 10%, si dhe gjermanët dhe francezët që kontribuan përkatësisht me 7% dhe 6%. Ndërsa 45% e vizitorëve vinin nga vende të paspecifikuara. Gjithashtu, sipas statistikave tregohet se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 52.9%, krahasuar me 49.3% në korrik 2024.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

