Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3% në fund të 2025/ Gratë dhe të rinjtë vijojnë të kenë nivelet më të larta

Në tremujorin e katërt të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç u rregjistua në 75.9%.
Nga ana tjetër shkalla e papunësisë në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart arriti në 8.3% në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke reflektuar një situatë relativisht të qëndrueshme në tregun e punës. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht një rritjeje të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës, niveli i papunësisë mbetet më i ulët se një vit më parë.
Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024, papunësia ka shënuar një ulje prej 0.5 pikë përqindje. Ndërkohë, në raport me tremujorin e tretë të vitit 2025, ky tregues është rritur me rreth 0.2 pikë përqindje, duke treguar një luhatje të vogël në fund të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, niveli i papunësisë mbetet dukshëm më i lartë tek të rinjtë e grupmoshës 15–29 vjeç, krahasuar me grupmoshën 30–64 vjeç, ku treguesi është më i ulët dhe më i qëndrueshëm. Ky hendek vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të tregut të punës në vend por gjithashtu lidhet edhe me faktin se përgjatë kësaj moshe të rinjtë studiojnë dhe iu duhet kohë për tu integruar në tregun e punës.
Ndryshime vërehen edhe sipas gjinisë. Të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë është pak më e lartë tek gratë, ndërsa tek burrat niveli paraqitet disi më i ulët. Në tremujorin e fundit të vitit 2025, papunësia për gratë rezulton rreth 9.4%, ndërsa për burrat rreth 7.4%.
Në tërësi, tregu i punës në Shqipëri gjatë vitit 2025 ka shfaqur një tendencë të lehtë përmirësimi në baza vjetore, megjithëse luhatjet tremujore tregojnë se dinamika e punësimit mbetet e ndikuar nga faktorë sezonalë dhe ekonomikë.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

