Ndërtimet për banim dominojnë tregun/ 1158 leje u dhanë në 2025. Vlera e investimit arrin në 73.9 miliardë lekë
Nga Eldiona Serani
Sektori i ndërtimit vijon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 janë miratuar 259 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale prej 340 mijë m² dhe një vlerë të përafërt investimi prej 19.4 miliardë lekësh (përfshirë edhe punimet inxhinierike). Kjo shifër tregon se investimi i tremujorit të fundit është më i lartë se i 2 tremujorëve paraardhës.
Ndërtimet për banim përbëjnë peshën kryesore të lejeve të reja, me 200 leje dhe 237 mijë m² sipërfaqe. Brenda kësaj kategorie, spikasin rezidencat për komunitete, të cilat zënë sipërfaqen më të madhe ndërtimore. Këtë tremujor lejet për rezidencat e komuniteteve kanë pasur numrin më të lartë përgjatë vitit 2025. Ndërkohë, ndërtesat jo-rezidente si hotele, objekte tregtare dhe industriale përfaqësohen nga 59 leje me 103 mijë m² sipërfaqe.
Në total për vitin 2025 janë miratuar 1,158 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe prej 1.3 milion m² dhe një vlerë investimi që arrin në 73.9 miliardë lekë. Edhe në këtë panoramë vjetore, ndërtimet rezidente dominojnë tregun me 890 leje dhe 844 mijë m², duke reflektuar kërkesën e lartë për banim.
Sipas INSTAT, të dhënat për tremujorin e katërt janë paraprake dhe bazohen vetëm në raportimet e bashkive, çka do të thotë se ato nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Institucioni sqaron se po punon për unifikimin e raportimit nga të gjitha entet përgjegjëse, me qëllim rritjen e saktësisë statistikore.
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......