Lufta në Lindjen e Mesme rrit kostot për shqiptarët/ Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin, ngjitet në 2.8% në Prill

Pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në ekonominë shqiptare, duke shtuar presionin mbi koston e jetesës. Inflacioni në muajin prill arriti në 2.8%, niveli më i lartë i regjistruar në dy vitet e fundit, teksa rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë po transmetohet gradualisht në gjithë ekonominë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma e inflacionit u rrit nga 2.6% në mars në 2.8% në prill, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet janë rritur ndjeshëm në disa prej zërave kryesorë të shportës.
Goditjen kryesore në rritjen e çmimeve e ka dhënë transporti. Sipas INSTAT, çmimet në këtë grup u rritën me 8.5% në baza vjetore dhe me 1% vetëm gjatë muajit prill. Shtrenjtimi lidhet drejtpërdrejt me rritjen e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në tregun vendas, nafta u ngjit mbi 200 lekë për litër, nga rreth 175 lekë që ishte deri në shkurt.
Pas transportit, ndikimin më të madh në inflacion e dhanë qiratë, energjia elektrike, uji dhe karburantet e tjera, grup që u rrit me 4.7% dhe kontribuoi me 0.93 pikë përqindje në inflacionin total. Rritje të ndjeshme pati edhe në sigurime e shërbime financiare me 4.1%, argëtim e kulturë me 3.7%, si dhe në restorante e shërbime akomodimi me 2.8%.
Edhe ushqimet vijojnë të mbeten më të shtrenjta për familjet shqiptare. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 1.3%, duke kontribuar me 0.47 pikë përqindje në inflacionin vjetor. Nga ana tjetër, veshjet dhe këpucët ishin i vetmi grup që shënoi ulje të lehtë të çmimeve me 0.2% krahasuar me marsin.
Në përballje me këto zhvillime, Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%. Guvernatori deklaroi se rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës në tregjet botërore pritet të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit gjatë vitit 2026, por pa krijuar pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, goditja aktuale pritet të ketë efekt kalimtar, ndërsa ekonomia do të vazhdojë të ruajë ritme pozitive rritjeje, megjithëse më të ngadalta se parashikimet fillestare.
Më të vizituarat
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......