Kush merr dhe kush lë shtetësinë shqiptare? Pasaporta jonë kërkohet më pak, por nuk braktiset më shumë
Nga Scan TV
Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave për azil ka qenë 104, duke shënuar një rënie të konsiderueshme krahasuar me 261 kërkesa të regjistruara në vitin 2023. Azilkërkuesit vijnë kryesisht nga tre shtete të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore: Afganistani (27.9%), Siria (17.3%) dhe Pakistani (10.6%). Muajt me përqendrimin më të madh të aplikimeve kanë qenë marsi, prilli dhe qershori, të cilët së bashku përbëjnë 57,7% të kërkesave të paraqitura gjatë vitit.
Një tjetër zhvillim me interes lidhet me shtetësinë shqiptare. Gjatë vitit 2024, 919 persona kanë fituar shtetësinë shqiptare, duke shënuar një ulje prej 33.5% krahasuar me vitin e kaluar. Rreth gjysma e këtyre personave ose 49.1% janë me origjinë nga Kosova, ndërsa 13.8% nga Turqia dhe 6.2% nga Maqedonia e Veriut. Në të njëjtën kohë, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, një tjetër tregues me tendencë rënëse, me një ulje prej 45.7% në raport me vitin 2023.
Nga pikëpamja demografike, grupmosha dominuese për të dy kategoritë, si ata që kanë fituar, ashtu edhe ata që kanë lënë shtetësinë është ajo 30-39 vjeç. Konkretisht, 33.4% e personave që kanë fituar shtetësinë dhe 41.3% e atyre që kanë hequr dorë prej saj i përkasin kësaj grupmoshe, duke reflektuar një lëvizshmëri të shtuar të të rriturve aktivë ekonomikisht.
Të dhënat sinjalizojnë një ulje të përgjithshme të flukseve të migracionit drejt dhe nga Shqipëria, ndërkohë që mbeten në fokus analizat mbi arsyet dhe tendencat afatgjata të këtyre ndryshimeve.
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......