Ku pushuan shqiptarët vjet? Vlora, më e preferuara brenda kufinjve. Jashtë zgjedhin Malin e Zi

Sipas të dhënave të publikuara nga "Instituti i Statistikave", gjatë vitit 2024 janë realizuar rreth 4.4 milionë udhëtime nga qytetarë shqiptarë mbi moshën 15 vjeç, për qëllime personale apo biznesi. Prej tyre, rreth 3 milionë udhëtime janë kryer për arsye personale, ndërsa vetëm 0.05 milionë kanë pasur si qëllim biznesin. Nga analiza e këtyre të dhënave, rezulton se udhëtimet për arsye personale përbëjnë 97.9% të totalit, ndërsa ato për qëllime biznesi zënë vetëm 2.1%.
Muajt në të cilët janë kryer më së shumti udhëtime janë ata të stinës së verës, por një peshë të rëndësishme zë edhe dhjetori, i cili tradicionalisht njihet si muaj festiv. Gushti ka rezultuar të jetë muaji me numrin më të lartë të udhëtimeve, duke përfaqësuar 13.9% të totalit. Pas tij renditet dhjetori me 13.7%, ndërsa korriku dhe qershori zënë përkatësisht 11.5% dhe 9.4%. Kjo tregon se pushimet verore dhe fundvitit janë periudhat më të preferuara për udhëtim.
Qëllimi kryesor i udhëtimeve të realizuara, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, mbetet “pushime dhe kohë e lirë”. Brenda territorit të Shqipërisë, 54.1% e udhëtimeve janë bërë për këtë arsye, ndërsa jashtë vendit kjo përqindje është 47.2%. Vizitat te të afërm dhe miq zënë vendin e dytë, veçanërisht për udhëtimet drejt destinacioneve ndërkombëtare.
Në krahasim me vitin 2023, udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 43.4%. Po ashtu, edhe mënyra e akomodimit ka pësuar ndryshime, ku qëndrimi në hotele është rritur me 8.4 pikë përqindje. Nga ana tjetër, transporti ajror ka pasur rritjen më të lartë ndër mënyrat e lëvizjes, me një shtesë prej 8.8 % më shumë krahasuar me një vit më parë.
Mesatarja e netëve të qëndrimit për udhëtim është 4.2 netë. Këto netëqëndrime kanë qenë më të gjata gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe dhjetor, duke përkuar me periudhat më të ngarkuara të udhëtimeve.
Sa i përket destinacioneve më të frekuentuara, brenda Shqipërisë kryeson Tirana me 15.4% të udhëtimeve, e ndjekur nga qytete si Vlora, Korça dhe Durrësi. Ndërkohë, jashtë vendit, destinacioni më i preferuar rezulton të jetë Italia, me 8.6% të udhëtimeve, pasuar nga Greqia me 7.4%, Gjermania me 3.8% dhe vende të tjera si Anglia, Franca etj., që përbëjnë së bashku 3.0% të totalit.
Këto të dhëna dëshmojnë për një rritje të ndjeshme të lëvizshmërisë së shqiptarëve, me një prirje të theksuar drejt udhëtimeve për qëllime personale, pushime apo vizita familjare, dhe me një rritje të vazhdueshme të preferencës për destinacionet jashtë vendit.
Më të vizituarat
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......