Analiza
Postuar më 18 Nëntor 2024, 12:16
Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Thellohet sërish rënia në Tetor. Na “braktisën” Kosova, Italia dhe Spanja
Nga Scan TV
Eksportet kanë thelluar sërish rënien në muajin Tetor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Vlera e tyre në këtë muaj arriti në 31 mld lekë, duke rënë me 15.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por me një rritje prej 0.9%, në krahasim me Shtatorin e po të njëjtit vit. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe importet kanë reflektuar rënie në vlerë. Ato arritën vlerën 77 mld lekë, duke rënë me 1.5%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8.3%, në krahasim me Shtatorin e vitit 2024. Ajo që bie në sy është rritja e deficit tregtar si në terma vjetorë me 10.6%, ashtu edhe në terma mujorë me 13.9%.
Në një hark prej dhjetë muajsh të dhënat tregojnë se eksportet e mallrave arritën vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me 14.3%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 mld lekë, duke u rritur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.
Nëse analizojmë ndikimin e grupeve në drejtim të ekporteve nuk përballemi me surpriza as për muajin Tetor të këtij viti. Janë po materialet e ndërtimit dhe tekstilet dy grupet me ndikimin më të madh në rënien e eksporteve. Rënia e euros përkundrejt Lekut në vendin tonë po tkurr nga muaji në muaj ekportet shqiptare duke i bërë ndër të humburit kryesor nga kjo situatë.
Gjatë muajit Tetor të vitit 2024, nëse do të flisnim për importet, në rënien e tyre negativisht kanë ndikuar grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3.3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje.
Por me cilat vende ranë më shumë ekportet?
Në muajin Tetor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetorin e vitit 2023 janë Kosova (24.0%), Italia (13.6%) dhe Spanja (4.7%). Ndërkohë vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, ishin Greqia (12.3%) dhe Gjermania (11.4%).
Analiza
18 Nëntor
Armela Duka
8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit/ Në dekadën e fundit, Dibra dhe Shkodra me "zbrazjen" më të lartë. "Shtohet" Vlora
Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni......
Amerika
18 Nëntor
Kristi Ceta
Ndikimi ekonomik i Maratonës së Bostonit - Eventi sportiv gjeneroi mbi 500 milionë dollarë të ardhura
Maratona e Bostonit 2024 rriti ndjeshëm ekonominë e Massachusetts me një ndikim të vlerësuar prej 509 milionë dollarë, siç raportohet nga Instituti UMass......
Europa
18 Nëntor
Edel Strazimiri
1000 ditë lufte: Sheshi i Kievit mbushet me flamuj për të rënët e Ukrainës!
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 1000-të, një det me flamuj blu dhe të verdhë vazhdon të rritet për nder të të rënëve në Sheshin e Pavarësisë në......
Shqipëria
18 Nëntor
Ledina Elezi
4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të prodhimit i çojnë ndërmarrjet në “derë” të institucioneve financiare
Kostot e larta të prodhimit dhe aksesi në financim, kanë qenë disa nga problematikat kryesore që kanë hasur bizneset në ushtrimin e aktivitetit të tyre gjatë......
Shqipëria
18 Nëntor
Scan TV
Projekt-Buxheti 2025/ Rama: Bonus i dytë për pensionistët çdo fillim pranvere
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në......
Shqipëria
18 Nëntor
Ernilda Luzi
Nga klasat tradicionale, te “Smart Labs” - Digjitalizimi i arsimit, 27 milionë euro për laboratorët inteligjentë
Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për......
Europa
18 Nëntor
Kristi Ceta
1/3 e buxhetit për ushtrinë - BE pritet të shpenzojë rreth 400 miliardë euro për mbrojtjen
Bashkimi Evropian po përgatitet të kanalizojë më shumë se 390 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen dhe sigurinë e bllokut. Pas zgjedhjes së Donald Trump në......
Shqipëria
18 Nëntor
Edel Strazimiri
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......
Të fundit
Shqipëria
22 Korrik
Scan TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Shqipëria
22 Korrik
Alida Lula
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Shqipëria
22 Korrik
Alida Lula
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Shqipëria
22 Korrik
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Të gjitha lajmet
Më të vizituarat
Shqipëria
22 Korrik
Scan TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Shqipëria
22 Korrik
Alida Lula
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Shqipëria
22 Korrik
Alida Lula
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Shqipëria
22 Korrik
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Shqipëria
22 Korrik
Ledina Elezi
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......