Incidentet online shtohen me 46%/ Tirana dhe Fieri kryesojnë rastet, shumica lidhen me rrjetet sociale

Përveç përfitimeve të shumta që ofrojnë rrjetet sociale dhe aksesi në internet, një nga shqetësimet më të mëdha, veçanërisht për të rinjtë, mbeten rreziqet që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien në hapësirën digjitale. Ekspozimi ndaj ngacmimeve kibernetike, bullizmit online, përmbajtjeve të papërshtatshme, shantazheve, kërcënimeve, manipulimit apo shfrytëzimit seksual po bëhet gjithnjë e më problematik në mjedisin virtual.
Sipas të dhënave nga platforma iSigurt.al, gjatë vitit 2025 janë raportuar 615 incidente, duke shënuar një rritje prej 46% krahasuar me vitin 2024. Analiza mujore tregon se numri më i lartë i rasteve është regjistruar në muajt shkurt, mars dhe prill, ndërsa gushti rezulton periudha me më pak raportime, kryesisht për shkak të pushimeve verore dhe kohës më të madhe që kalon me familjen.
Nga ana gjinore, vajzat përbëjnë pjesën më të madhe të raportuesve, me rreth 71% të incidenteve të raportuara. Ndërkohë, 23% e rasteve janë raportuar nga djemtë, ndërsa në 6% të rasteve raportuesit kanë zgjedhur të mos deklarojnë gjininë.
Qytetet e mëdha mbajnë peshën kryesore të raportimeve. Tirana kryeson me 335 raste, që përbëjnë mbi 64% të totalit. Pas saj renditen Fieri me rreth 10% të rasteve, Durrësi me 8% dhe Kukësi me 7% të referimeve gjatë gjithë vitit.
Edhe pse rrjeti social TikTok u mbyll ligjërisht në Shqipëri më 16 mars 2025, mbi 82% e incidenteve të raportuara lidhen pikërisht me këtë platformë. Instagram renditet i dyti me 149 raste, që përbëjnë rreth 9% të raportimeve, ndërsa Facebook numëron 127 raste, ose rreth 7% të totalit.
Sa i përket natyrës së ankesave, bullizmi online rezulton forma më e përhapur e incidenteve me 191 raste, ose 32% të totalit. Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes zënë vendin e dytë, duke përbërë mbi 40% të rasteve të raportuara. Një ndër shqetësimet më të theksuara mbetet edhe përdorimi i fotove pa autorizim dhe krijimi i profileve të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të individëve.
Sipas grupmoshave, më aktivët në raportimin e incidenteve janë të rinjtë 19–24 vjeç, të cilët përbëjnë 29% të rasteve. Ata ndiqen nga grupmosha 25–35 vjeç me 24%, ndërsa për herë të parë në vendin e tretë renditet grupmosha 15–18 vjeç me rreth 20% të raportimeve.
Më të vizituarat
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......