Gati 3 në 5 persona që vizitojnë Shqipërinë hyjnë nga toka/ Transporti ajror gjithashtu shumë i preferuar, “braktisen” rrugët detare

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara në rajon, duke përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sidomos pas periudhës së pandemisë. Kjo rritje e popullaritetit ka ndikuar që vendi të vizitohet nga një numër gjithnjë e më i madh turistësh, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e turizmit ndërkombëtar.
Megjithëse shumica e shtetasve të huaj vijnë për të shijuar disa ditë pushimi nuk mungojnë as ata që udhëtojnë për arsye të tjera, si biznesi apo punësimi. Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë udhëtojnë për pushime, ndërsa emigrantët vazhdojnë të kthehen në vendlindje për arsye familjare, sociale apo kulturore.
Pavarësisht qëllimit të udhëtimit, hyrjet në territorin shqiptar realizohen përmes tri rrugëve kryesore: tokësore, ajrore dhe detare. Nëse marrim për analizë të dhënat e publikuara nga INSTAT për katër muajt e parë të vitit, rezulton se rreth 1.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vend përmes transportit ajror. Nga ana tjetër, transporti tokësor është forma më e përdorur e udhëtimit, me afro 3.2 milionë vizitorë, përfshirë si shqiptarë ashtu edhe të huaj. Ndërsa transporti detar mbetet forma më pak e preferuar, me rreth 127 mijë hyrje në të njëjtën periudhë.
Bazuar në përllogaritjet mbi këto të dhëna, del se në çdo pesë persona që hyjnë në Shqipëri, tre përdorin rrugët tokësore, një deri në dy udhëtojnë me avion, ndërsa shumë pak zgjedhin rrugën detare. Në përqindje, kjo korrespondon me 66.8% për transportin tokësor, 30.6% për atë ajror dhe vetëm 2.6% për transportin detar, duke treguar qartë dominimin e rrugëve tokësore në qarkullimin e vizitorëve drejt Shqipërisë.
Në total, sipas një analize të publikuar nga Scan Intel, rezulton se gjatë katër muajve të parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë rreth 4.8 milionë persona. Muaji prill rezulton të jetë muaji me numrin më të lartë të hyrjeve për të gjitha kategoritë e transportit, gjë që mund të lidhet drejtpërdrejt me afrimin e sezonit turistik dhe përgatitjet për verë.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

