Çfarë tregtojmë më shumë me Britaninë? Të dhënat tregojnë rritje të shkëmbimeve tregtare

Zyra e Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar disa të dhëna në lidhje me tregtinë e jashtme me Shqipërinë. Për një vit, eksportet totale të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri arritën në 205 milionë paund, me një rritje prej 7.3%. Ndërkohë, importet totale të Mbretërisë së Bashkuar nga Shqipëria arritën në 169 milionë paund, me një rritje prej 8.3%.
Por cilat produkte u eksportuan dhe u importuan më shumë mes dy vendeve? Sipas të dhënave të ONS, tregtia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet e përqendruar kryesisht në disa kategori kryesore produktesh. Statistikat për mbylljen e vitit 2025 tregojnë se Shqipëria vazhdon të eksportojë drejt tregut britanik kryesisht produkte të industrisë së lehtë dhe bujqësisë, ndërsa importet dominohen nga makineritë dhe pajisjet.
Ndër produktet kryesore që Shqipëria ka eksportuar drejt Mbretërisë së Bashkuar kryesojnë veshjet, me një vlerë rreth 2.2 milionë paund. Kjo kategori mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare, duke reflektuar rolin e industrisë fason në ekonominë e vendit. Pas tyre renditen pijet dhe duhani, me rreth 1.5 milionë paund, si dhe perimet dhe frutat, me një vlerë rreth 1.1 milionë paund. Në listën e eksporteve kryesore përfshihen gjithashtu hekuri dhe çeliku, si edhe produktet minerale të përpunuara, secila me rreth 0.9 milionë paund.
Nga ana tjetër, importet e Shqipërisë nga Mbretëria e Bashkuar dominohen nga pajisjet dhe teknologjia. Produkti kryesor i importuar janë makinat, me një vlerë rreth 4.1 milionë paund, duke treguar kërkesën e tregut shqiptar për automjete. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e importeve përbëhet nga makineri të specializuara, me rreth 2.5 milionë paund, si dhe produkte ushqimore të ndryshme, me një vlerë rreth 2.3 milionë paund. Në këtë listë përfshihen edhe pijet dhe duhani, me rreth 2.1 milionë paund, si dhe makineritë e zyrës dhe pajisjet e teknologjisë, me rreth 2 milionë paund.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

