Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'

Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në drejtimet e shkëmbimeve tregtare.
Nëse flasim në drejtim te importeve, Arabia Saudite ka shënuar një rritje të ndjeshme drejt Shqipërisë, me një kërcim prej 116.8% gjatë tre muajve të parë të vitit, duke u kthyer në një ndër partnerët me rritjen më të lartë të mallrave që vijnë në vendin tonë. Në të kundërt, Turqia ka pësuar rënien më të thellë me 26.9% më pak importe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat kanë zbritur nga 28 miliardë lekë në vetëm 20.5 miliardë.
Rënie të ndjeshme kanë regjistruar edhe importet nga SHBA-të, me një ulje prej 17.6%, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë shënuar ulje më të lehta, përkatësisht 9.4% dhe 0.3%.
Megjithatë, disa vende kanë ruajtur bilance pozitive në raport me Shqipërinë. Përveç Arabisë Saudite, rritje kanë shënuar edhe Franca me 10.8%, Polonia me 16.1%, Serbia me 5.9%, Greqia me 6.4% dhe Kina me 29%.
Nga ana tjetër, kur flasim për eksportet, tabloja është e përzier. Rënie të ndjeshme janë shënuar drejt Serbisë me 26.4%, Maqedonisë së Veriut me 23.7% dhe Italisë me 3.9%.
Por jo me të gjithë partnerët kryesiore shitjet janë në rënie pasi Spanja dhe Kosova janë kthyer në destinacionet me ritmet më të larta të rritjes së eksporteve shqiptare. Me 103.8% më shumë mallra drejt Spanjës dhe 79% më shumë drejt Kosovës, këto dy vende kanë përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të Shqipërisë.
Rritje të tjera janë shënuar edhe me Sllovakinë me 15%, Kinën me 28%, Malin e Zi me 22.5%, Gjermaninë me 5.5% dhe Greqinë me 8.6%.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

