Administrata, “motori” i ekonomisë edhe në fillimvit/ Prodhimi i Brendshëm arrin 27.9 miliardë euro në vitin 2025. U zgjerua me 3.66%

Ekonomia shqiptare duket se e ka nisur vitin 2026 me ritme pozitive, duke konfirmuar ecurinë e qëndrueshme të rritjes edhe pas zgjerimit të shënuar një vit më parë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kontributin më të madh në rritjen ekonomike e dha administrata publike, ndërsa industria dhe bujqësia, sektorët tradicionalë dhe më të rëndësishëm në afatgjatë vijuan të frenojnë zgjerimin e ekonomisë.
Po ashtu, ekonomia shqiptare vijoi të rritet edhe përgjatë vitit 2025. Sipas të dhënave gjysmëfinale të INSTAT, PBB-ja u zgjerua me 3.66% në terma realë, ndërsa vlera e ekonomisë arriti në 2.65 trilionë lekë, ose rreth 27.9 miliardë euro, nga 2.52 trilionë lekë një vit më parë. Megjithëse ritmi i rritjes ishte më i ulët se 4.03% i regjistruar në vitin 2024, ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohet e mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve.
Në tremujorin e parë të këtij viti, aktivitetet e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë dhanë kontributin më të madh në rritjen ekonomike me 1.68 pikë përqindje, të ndjekura nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.52 pikë përqindje.
E njëjta prirje u shfaq edhe gjatë vitit 2025. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia dhanë kontributin më të madh në rritjen ekonomike me 1.65 pikë përqindje, të ndjekura nga ndërtimi me 0.50 pikë përqindje, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.47 pikë, si dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.42 pikë përqindje. Ndërkohë, industria dhe bujqësia sërish mbetën dy sektorët që frenuan zgjerimin e ekonomisë, duke dhënë kontribute negative përkatësisht me 0.41 dhe 0.38 pikë përqindje.
Struktura e ekonomisë shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve, i cili zë 49.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe u rrit me 5.83% në terma realë gjatë vitit 2025. Ndërtimi përbën 12.56% të ekonomisë dhe u zgjerua me 4.11%, ndërsa industria zë 10.08% të PBB-së dhe u tkurr me 3.72%. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përfaqësojnë 14.59% të ekonomisë dhe shënuan një rënie prej 2.5%, duke vijuar të humbasin peshë në strukturën e ekonomisë.
Nga ana e kërkesës, konsumi vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë. Në vitin 2025, ai përbënte 82.2% të PBB-së dhe u rrit me 4.66% në terma realë.
Shqiptarët shtojnë kursimet në banka - BSH: Depozitat në maj rriten sërish. Si në valutë, ashtu edhe në lekë
Pas një uljeje të lehtë në muajin mars, kursimet e shqiptarëve në banka janë rikthyer në rritje gjatë muajit maj. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë......
Rreziqet globale janë në rritje - Si rrjedhojë e borxhit bumit të inteligjencës artificiale dhe brishtësisë
Presionet globale nga rritja e borxhit publik te brishtësia financiare dhe qëndrueshmëria e bumit të inteligjencës artificiale po rrisin rreziqet, duke......
Rritet “oreksi” për kredi në Maj/ Huaja e re arriti në 39.9 miliardë lekë, zgjerimi u mbështet nga individët
Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 978 miliardë lekë në fund të muajit maj 2026, duke u zgjeruar......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pasur një fundjavë në rënie sikurse edhe javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e kësaj atë hëne......
Rifitimi i patentës, sfidë për drejtuesit - DPSHTRR: Vetëm 7 nga 43 kandidatë kalojnë
Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një proces sfidues për drejtuesit e mjeteve që duhet t’i nënshtrohen ritestimit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të......
Si do të llogaritet taksa e re e pronës? - Afatet/ Kush nuk paguan, nuk merr shërbime në bashki, kadastër dhe QKB
Taksa e re për ndërtesat, parcelat ndërtimore, tokat bujqësore dhe blegtorale si dhe ato pyjore, do të llogaritet nga bashkia për çdo pasuri të paluajtshme......
Investim 576 mld USD në çipin e IA - Presidenti i Koresë së Jugut zbulon projektet
Koreja e Jugut lançoi të hënën mega-projekte gjithëpërfshirëse të çipave dhe inteligjencës artificiale, ndërsa Presidenti Lee Jae Myung u zotua të çimentojë......
Irani dhe SHBA bien dakord të ndalojnë sulmet - Bisedimet do të rifillojnë të martën në Katar
Irani dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të ndalojnë sulmet e fundit reciproke në Gjirin Persik dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e......



