Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2026, 12:08

Gati projekti për “contract farming” - Projektligji/ Si do funksionojë lëshimi i dëftesave të tregtarëve për fermerët

Nga Elisabeta Dosku

Gati projekti për “contract farming” - Projektligji/ Si do

Qeveria synon ti japë një orientim tjetër sektorit bujqësor në vend, duke kaluar gradualisht nga ferma e vogël tradicionale te ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract farming” apo “bujqësia e kontraktuar”. Projektligji për “Dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, i cili ka nisur të diskutohet në Komisionet Kuvendore, rregullon në mënyrë specifike dy instrumentet financiare si “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” dhe “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar”, të cilat do të ndihmojnë dhe ndikojnë në rritjen e kreditimit të bujqësisë nga Banka Shqiptare e Zhvillimit.

Qëllimi i këtij projektligji është që të sigurojë sa më shumë financime në bujqësi, pagesa të shpejta dhe të drejta për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, si dhe krijimin e një sistemi kolaterali nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm dhe atij të magazinuar.

Konkretisht, me anë të këtij projektligji synohet që të rriten financimet në bujqësi; që fermerët të nxiten të kultivojnë e të prodhojnë sa më shumë produkte bujqësore; financim paraprak për fermerin, si dhe garantim i kreditorit për t’u paguar në lekë apo në natyrë, me produktin bujqësor të ardhshëm; rregullim juridik i marrëdhënies ndërmjet fermerit e grumbulluesit të produkteve bujqësore, duke mundësuar që fermeri të paguhet për produktin, në çastin e grumbullimit apo në një moment më të vonë, kur çmimi i shitjes së produkteve të jetë më i lartë.

Referuar relacionit, projektligji është modern e praktik, pa kosto të shtuara për fermerët apo subjektet e tjera të përfshira, si: grumbulluesit, eksportuesit, agropërpunuesit, furnizuesit e lëndëve të para, investitorët etj. Procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore “e-Albania”, pa tarifa, falas për të gjithë fermerët, duke kryer në të njëjtën kohë on-line edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave. Për shërbimet e regjistrimit, kërkimit dhe çregjistrimit në Regjistrin e Barrës Siguruese aplikohen tarifat sipas legjislacionit në fuqi.

Efekti primar, që pritet të sjellë në zbatim ky projektligj, do të jetë shtimi i financimit në bujqësi, rritja e sipërfaqes së kultivuar në vend, rritja e ndjeshme e sasisë dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore, një funksionim më i mirë i gjithë zinxhirit të produkteve bujqësore, që nga çasti i mbjelljes së fidanëve/farave e deri në çastin e shitjes apo përpunimit të produkteve bujqësore. Pra, efektet e pritshme pozitive janë të shumta me impakt në rritjen ekonomike në sektorin e bujqësisë, rritje të mirëqenies së fermerëve, si dhe të subjekteve të tjera, të përfshira në këtë zinxhir vlere.

Shqipëria 29 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pasur një fundjavë në rënie sikurse edhe javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e kësaj atë hëne......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat