1 në 3 mjete nuk e kalojnë kontrollin teknik/ Pas dështimit fillestar, 29% e automjeteve u rikthyen për ritestim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi ecurinë e procesit të Kontrollit Teknik të mjeteve gjatë periudhës Janar-Shtator 2024. Këto shifra tregojnë një rritje të ndjeshme të kryerjes së kontrollit të mjeteve që përdoren në Shqipëri. Në 9 muajt e parë të vitit, janë testuar rreth 312,000 mjete duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Një faktor shqetësues që rezulton nga raporti i kontrollit teknik është fakti që 31.6% e mjeteve nuk kanë kaluar testimin e parë. Në 46.3% të rasteve mjetet nuk e kaluan testimin për shkak të mangësive vizuale dhe funksionale. 24.6% për problematika në sistemin e shkarkimit të gazrave. 15% për defekte në sistemin e drejtimit dhe 14.1% për probleme në sistemin e frenimit. Pas dështimit fillestar, 29% e mjeteve janë rikthyer për ritestim. Kjo tregon një angazhim të pronarëve të mjeteve për të përmbushur standardet e sigurisë.
Testimet e kontrollit teknik të mjeteve realizohen në disa qarqe të vendit, por Tirana mbetet lider në procesin e testimeve, duke kryer 112,732 kontrolle. Më pas renditen Durrësi, Fieri dhe Elbasani me rreth 43 ,000, 30,0000 dhe 20,000 kontrolle në 9 muajt e parë të këtij viti. Numri më i lartë i kontrolleve në këto qarqe krahasuar me qarqet e tjera është edhe rezultat i densitetit më të lartë të automjeteve dhe infrastrukturës së avancuar për shërbimin e kontrollit teknik. Ndërsa në vendin e fundit, renditen Kukësi dhe Saranda, qarqe këto ku u kryen rreth 6,000 kontrolle teknike.
Po ashtu, të dhënat bëjnë me dije se në përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe për të reduktuar ndotjen, janë çregjistruar përgjithmonë 5,147 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare, ose 13.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Raporti i DPSHTRR për Janar-Shtator 2024 tregon një përmirësim të dukshëm në procesin e kontrollit teknik, duke kontribuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe eliminimin e mjeteve të rrezikshme nga qarkullimi.
Live TV
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......

