Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 22:00

Nafta në det, eksperti: Grekët ndjekin studimet shqiptare

Nga SCAN TV
Nafta në det, eksperti: Grekët ndjekin studimet shqiptare

Nëse grekët zbulojnë naftë në det dhe burimi shtrihet edhe në vendin tonë ka rregulla ndërkombëtare që bëjnë ndarjen e fitimit, pavarësisht marrëveshjes së ndarjes së kufinjve detarë. Drejtori i drejtorisë së hidrokarbureve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilia Gjermani, tha për emisionin INSIDER të gazetarit Angelo Haruni në SCAN, se në aspektin e kërkimeve të naftës në tokë dhe në det grekët janë prapa nesh.

“Unë nuk e di se në cfarë faze kërkimi janë grekët. Por ne jemi shumë përpra tyre në kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, madje edhe në burimet e hidrokarbureve. Greqia bazohet në rezultatet e kërkimeve tona për të kryer punimet e saj, sic është rasti i kërkimeve që ne kemi bërë në Berat dhe Delvinë, të cilat ata i kanë përdorur në të ashtuquajturën zonë e Janinës, ku kanë shpuar disa puse. Pavarësisht problemeve politike për kufirin detar, nëse në atë zonë zbulohet naftë, ka marrëveshje ndërkombëtare që i rregullojnë marrëdhëniet e shfrytëzimit’, sqaron Gjermani.

Marrëveshja e kufirit detar më Greqinë është kthyer në një ‘patate të nxehtë’ politike, pikërisht prej faktet se atje mendohet të ketë rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

SCAN

 

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat