Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin

Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i inteligjencës artificiale në qeverisje, administratë dhe procesin e integrimit europian.
“Burokracia ndërtuar më shumë për kontroll se sa shërbime, letra, vula, firma, radhë, korridore të pafundme. Çdo procedurë administrative u shndërrua në një pelegrinazh. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër. Çdo firmë kërkonte një firmë tjetër dhe përtej çdo sporteli qëndronte dikush që zotëronte diçka më me vlerë sesa vetë dokumenti. Pushtetin për të marrë vendim. Çdo vulë ishte një sportel i vogël. Çdo firmë një kyç tjetër, çdo radhë tjetër, një tjetër kujtesë se pushteti i takonte ende dikujt tjetër dhe përtej këtyre shumë dyerve qëndronte një dorë e shtrirë, që ishte arkitektura e pushtetit që trashëguam dhe sfida përpara nesh nuk ishte kurrë të digjitalizonim formularet, por të ri konceptonim vetë pushtetin. Sepse dhe këtu vijmë te korrupsioni. Korrupsioni nuk është thjesht një dështim moral, është një dështim arkitekturor. Lulëzon kudo ku mbijeton pushteti i vendimmarrjes së panevojshme, rritet kudo ku paqartësia bëhet normale, jeton aty ku qytetarëve ju duhet t'i kërkojnë dikujt tjetër diçka e cila iu takon me të drejtë.
Bëmë një zgjedhje. Jo të modernizonim qeverisjen, por të ri shpiknim marrëdhënien midis qytetarëve dhe shtetit. Tullë pas tulle digjitale, shërbim pas shërbimi dhe sot Shqipëria ka më shumë sesa 1 000 shërbime publike plotësisht digjitale dhe për të gjitha këto shërbime të cilat përbëjnë afro 95% të totalit të shërbimeve, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund dhe të takojnë askënd, thjesht kanë nevojë të klikojnë në telefonat e tyre”, tha Rama.
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë......
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......
Irani i rikthehet tregtisë së naftës - Eksporton mbi 40 mln fuçi pas marrëveshjes me SHBA, bien çmimet
Irani ka eksportuar mbi 40 milionë fuçi naftë vetëm në javët e fundit, pas armëpushimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar njëkohësisht edhe në......
A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie
Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të......



