“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij viti. Guvernatori Sejko tha se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka dhënë kontribut pozitiv. “Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme solide dhe pranë potencialit gjatë tremujorëve në vijim, ndërsa inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv në gjysmën e dytë të vitit dhe të kthehet gradualisht drejt tij në periudhën vijuese. Këto parashikime vijojnë të kushtëzohen nga supozimi se tensionet gjeopolitike do të reduktohen gradualisht dhe çmimi i naftës do të normalizohet në të ardhmen”, tha guvernatori Sejko.
Në analizën e rritjes ekonomike Guvernatori ka theksuar se ajo po mbahet nga shërbimet në një kohë që sektori prodhues po bie. "Zgjerimi i tij u mbështet nga rritja e konsumit familjar, e investimeve private, si dhe e eksportit të mallrave e shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ruajti natyrën e saj konsoliduese. Në aspektin sektorial, rritja ekonomike vijoi të udhëhiqet nga zgjerimi i aktivitetit në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërsa sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë vijuan të tkurren. Informacioni i disponuar sugjeron për ritme dhe strukturë të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë, tha guvernatori Sejko.
Sipas guvernatorit tregjet financiare kanë likuiditet të bollshëm dhe se normat e ulëta të interesit po nxisin kreditimin. "Portofoli i kredisë shënoi një rritje vjetore prej 13.8% gjatë muajit maj, duke vijuar të shfaqë tregues të mirë cilësie, rritje graduale të peshës së kredisë në Lek, dhe orientim drejt financimit të projekteve të investimit të bizneseve dhe blerjes së banesave për familjet. Në këtë mënyrë, rritja e kredisë bankare ka vijuar të mbështesë zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat, duke dhënë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike tha guvernatori Sejko.
Bazuar në informacionet e tregut Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që ti mbajë të pandryshuara normat e interesit.
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë......
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......
Irani i rikthehet tregtisë së naftës - Eksporton mbi 40 mln fuçi pas marrëveshjes me SHBA, bien çmimet
Irani ka eksportuar mbi 40 milionë fuçi naftë vetëm në javët e fundit, pas armëpushimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar njëkohësisht edhe në......
A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? - BSH: Konsumatorët dhe të gjithë sektorët e ekonomisë presin rënie
Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të......
Leku, më i ‘fortë’ se kurrë! - Kursi i këmbimit anon në favor të monedhës shqiptare
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me euro të zhvlerësuar si kurrë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, më 30 qershor u shënua......
“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” - Themeli: BSH, në fokus analiza e goditjeve nga zhvillimet gjeopolitike
Gjatë 3 mujorit të dytë të 2026-ës Shqipëria u përball me një goditje oferte, e cila ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Ajo u reflektua si......



