Si ndahet borxhi i jashtëm i Shqipërisë? BSH: Qeveria mban peshën më të madhe, ndërsa sektori privat zgjeron detyrimet

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë vazhdon të mbetet i ndarë midis katër sektorëve kryesorë të ekonomisë.
Sektori që mban peshën më të madhe është ‘Qeveria e Përgjithshme’, e cila zotëron 43.3% të borxhit të jashtëm, rreth 4.48 miliardë euro. Gjatë tremujorit të parë, borxhi i shtetit u ul, pasi janë shlyer më shumë detyrime sesa janë marrë financime të reja. Kjo tregon një strategji të qartë për ngadalësimin e huamarrjes dhe përballimin e detyrimeve ekzistuese, duke synuar uljen graduale të varësisë nga borxhi afatgjatë.
Pas qeverisë, vendin e dytë si peshë e zënë sektorët e tjerë, pra bizneset jo-financiare, kompanitë prodhuese, shoqëritë e shërbimeve dhe strukturat e tjera ekonomike. Ky grup ka 31.1% të borxhit të jashtëm, me një vlerë prej rreth 3.21 miliardë euro. Ai ka rritur borxhin e tij të jashtëm gjatë tremujorit.
Lëvizja interpretohet si një sinjal i stabilizimit të bilanceve të bizneseve, më pak varësi nga financimet e huaja dhe më shumë kujdes ndaj kostove të huamarrjes. Megjithatë, vërehet një rritje e huave ndërkompani, që tregon se investitorët e huaj vazhdojnë të injektojnë kapital brenda grupit të tyre të kompanive në Shqipëri.
Sistemi bankar, është sektori i tretë për nga pesha me 23.5%. Bankat kanë rritur detyrimet e tyre të jashtme, me një vlerë prej rreth 2.43 miliardë euro, kryesisht përmes rritjes së depozitave dhe monedhës së mbajtur nga jorezidentët. Kjo tregon një interes më të lartë të subjekteve të huaja për të mbajtur fonde në Shqipëri, por edhe një dinamikë më fleksibël të bilancit të bankave.
Ndërsa Autoriteti Monetar, pra Banka e Shqipërisë, ka një rol shumë më të vogël në borxhin e jashtëm, me detyrime që lidhen vetëm me SDR-të e FMN-së dhe që arrijnë në rreth 214 milionë euro. Kjo e bën këtë sektor më të qëndrueshëm dhe më pak i ndikuar nga luhatjet e tregjeve.
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......
Fluturimi direkt Tiranë–Toronto, Shqipëria hyn në hartën e fluturimeve transatlantike
Mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, avioni i fluturimit të parë Transatlantik i linjës direkte me Kanadanë, Tiranë – Toronto, dhe anasjelltas......
Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi e re për Shqipërinë
“Jo thjeshtë mbërritja e një avionic, në fakt po hapet një mundësi e re për Shqipërinë”. Kështu deklaroi ministry I ekonomisë dhe infrastrukturës Enea......
Ndryshon Kodi Rrugor: Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim......
IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për projektin e parkut natyror
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një ndërhyrje në kuadër të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës”......



