Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 19:04

Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë

Nga SCAN TV

Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një

Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), i ka akorduar vendit tonë. Sipas VKM bëhet fjalë për një kredi në shumën totale prej 302 milionë dollarë amerikanë.

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA  E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA),  NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......