Shqipëria Postuar më 26 Gusht 2025, 10:52

Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore - Ministrja Denaj: Rritje e standardeve dhe e eksporteve bujqësore

Nga Ernilda Luzi

Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar 13.611 certifikata fitosanitare për eksportin e bimëve, produkteve bimore dhe produkteve të tjera bujqësore. Certifikata fitosanitare, është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.

Sipas ministres Denaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër është 19% më e lartë dhe është një pasqyrë e qartë e përmbushjes të standardeve të sigurisë fitosanitare nga fermerët dhe operatorët e zinxhirit agro-ushqimor, në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Bimët dhe produktet me origjinë bimore që eksportohen drejt BE-së e vendeve të tjera të botës, duhet të shoqërohen nga “certifikata fitosanitare”, për të vërtetuar që janë të pastër nga ana shëndetësore.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërkohë, procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat