Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 17:18

Ligji për faljen, Tatimet: Kemi fshirë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba, përfituan 105,409 tatimpagues 

Nga SCAN TV

Ligji për faljen, Tatimet: Kemi fshirë nga sistemi 91.6 milion euro

Në zbatim të Ligjit të Faljes tatimet kanë njoftuar se fshinë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba në ngarkim të 105,409 tatimpaguesve. Me një postim në rrjetet sociale tatimet kanë njoftuar shifrat si edhe kanë bërë me dije se aplikimet për të përfituar nga ky ligj zgjasin deri më 30 qershor 2026. 

Në vijim postimi i bërë nga Administrata Tatimore:

 

“Administrata Tatimore, në bashkëpunim me ekspertët e AKSHI-t dhe ADS-së, ka përfunduar me sukses procesin e fshirjes pa kushte të detyrimeve tatimore të papaguara si me poshte: 105,409 tatimpagues kanë përfituar nga ky proces, duke iu fshirë/shuar detyrime në vlerën prej 91.6 milionë euro, nga të cilat:

- 70.5 milionë euro gjoba administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024, për 13,667 tatimpagues përfitues.

- 21.1 milionë euro gjoba të tjera administrative, përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave, që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2024 dhe me datë kontabilizimi deri më 30.06.2026, me kusht që deklaratat përkatëse të kenë statusin “e dorëzuar”, për 96,302 tatimpagues përfitues.

Kujtojmë tatimpaguesit se kanë afat deri më 30 Qershor 2026:

- Të paguajnë me një këst të vetëm 50% të detyrimit kryesor (principalit) për detyrimet tatimore të periudhës 01.01.2015 – 31.12.2019, me qëllim përfitimin e fshirjes së 50% të mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi zbatimin e Ligjit të Faljes, na kontaktoni në adresën e dedikuar: [email protected]

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat