Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 14:43

Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare në rrugën drejt BE-së

Nga SCAN TV

Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e

Përfaqësues të organizatave të biznesit, kompanive, institucioneve dhe partnerëve të zhvillimit u mblodhën në tryezën e diskutimit “Integrimi i Biznesit në Tregun e Përbashkët Evropian: Bashkëpunimi i Organizatave të Biznesit për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor”, e organizuar nga Swisscontact në bashkëpunim me SWISSA Albania.

Aktiviteti krijoi një hapësirë dialogu mes aktorëve kryesorë të ekosistemit të biznesit, me fokus në sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi evropian për bizneset shqiptare, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përafrimit me standardet e tregut të përbashkët evropian.

Sfidat reale të sektorit privat drejt BE-së

Diskutimet u përqendruan në tre fusha kryesore: kërkesat e tregut evropian për bizneset shqiptare, nevojën për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe rolin e organizatave të biznesit në ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar, partneriteteve dhe iniciativave të përbashkëta.

U theksua se, në kushtet e avancimit të procesit të integrimit, një pjesë e sipërmarrjeve rrezikojnë të mbeten jashtë tregut nëse nuk pësojnë transformim të thellë strukturor. Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për rritje të informimit dhe vetëdijes mbi ndryshimet që sjell integrimi, përfshirë kostot dhe detyrimet rregullatore, si dhe ndikimin që harmonizimi me acquis të BE-së do të ketë në funksionimin e bizneseve.

Një tjetër fokus ishte nevoja për mbështetje financiare dhe teknike për këtë transformim, përmes programeve dhe instrumenteve që lehtësojnë përshtatjen, rrisin kapacitetet dhe nxisin investimet në modernizim. Po ashtu, u theksua rëndësia e politikave industriale më të qarta dhe mbështetëse, si dhe e rolit të shoqatave të biznesit në formulimin e propozimeve për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas.

Kapitali njerëzor u identifikua si faktor vendimtar për produktivitetin, ndërsa mungesa e aftësive dhe emigrimi i profesionistëve u vlerësuan si sfida serioze për bizneset shqiptare, duke e bërë të domosdoshme investimin në arsim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.

U theksua gjithashtu rëndësia e mësimit nga praktikat ekzistuese, monitorimit të vazhdueshëm të politikave dhe përdorimit të të dhënave për përmirësim të ndërhyrjeve. Në përmbyllje, rritja e produktivitetit u cilësua si prioritet strategjik për ekonominë shqiptare, ndërsa aktiviteti u vlerësua si nisje e një dialogu më të strukturuar për përgatitjen e sektorit privat drejt integrimit në BE.

Rreth Swisscontact Albania

Swisscontact është një organizatë e pavarur zvicerane për zhvillim ndërkombëtar, e themeluar në vitin 1959. Në Shqipëri, Swisscontact bashkëpunon me institucione publike, organizata biznesi dhe sektorin privat për të forcuar aftësitë, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Me mbi tre dekada përvojë në zhvillimin e aftësive, fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, Swisscontact Albania mbështet organizatat e biznesit për të rritur vlerën që u ofrojnë anëtarëve të tyre dhe për të kontribuar në përgatitjen e bizneseve shqiptare për integrimin në tregun evropian.

 

Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat