“Gatishmëri maksimale ndaj zjarreve” - Rama: Flotës ajrore pritet t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në prag të rritjes së rrezikut nga zjarret për shkak të temperaturave të larta. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të gjitha forcat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, të angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve, të shpërblehen menjëherë me një pagë shtesë. Ai u bëri thirrje edhe bashkive që të ndërmarrin të njëjtën masë për efektivët e tyre.
“I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja."
Kreu i qeverisë bëri të ditur se në monitorimin e territorit do të përdoren edhe dronë, përmes një sistemi të ri, ndërsa theksoi se këtë vit Shqipëria hyn në sezonin e zjarreve me kapacitetet më të mëdha të vëna ndonjëherë në dispozicion. Sipas Ramës, aktualisht janë në gatishmëri katër helikopterë, numër që në rast nevoje mund të rritet në gjashtë. Ndërkohë, deri në fund të vitit, flotës ajrore pritet t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës, të cilët do të jenë pronë e shtetit shqiptar.
Kryeministri shprehu gjithashtu gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmë në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, nëse një mbështetje e tillë do të kërkohet për përballimin e situatës së zjarreve në Francë dhe Spanjë.
“Ne e kemi bërë edhe në të shkuarën falë jush dhe jemi gati ta bëjmë përsëri nëse na kërkohet të japim ndihmën tonë modeste në kuadër të Bashkëpunimit Europian të Mbrojtjes Civile. Do të përgjigjemi në rast se na kërkohet, siç jemi përgjigjur edhe më parë kur fqinjët tanë kanë qenë në hall të madh dhe siç na janë përgjigjur edhe miqtë europianë edhe fqinjët tanë, kur ne kemi qenë në të njëjtin hall”.
Këtë vit është planifikuar investimi më i madh i viteve të fundit për modernizimin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me financimin e 130 mjeteve të reja zjarrfikëse nga buxheti i shtetit, si dhe ndërtimin e katër stacioneve të reja zjarrfikëse në Prrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Ndërkohë, me Aktin Normativ të Buxhetit të Shtetit janë shtuar 227.7 milionë lekë për këtë shërbim.
Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës
Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që......
Protesta masive kundër mbiturizmit - Majorka përballet me rritje të kostos së jetesës dhe mungesë strehimi
Banorët e Majorkës dolën në rrugë duke protestuar kundër efekteve të mbiturizmit, duke pretenduar se rritja e shpejtë e vizitorëve ka çuar në një kosto......
1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me performancë të lartë, më shumë hapësira për pensionistët
Të ardhurat në skemën e pensioneve kanë rezultuar rritje të vazhdueshme duke krijuar më shumë hapësirë për mbështetje financiare ndaj pensionistëve dhe......
Rama: Të mbrojmë informimin pa tkurrur liritë - Në Tiranë diskutohet për ndërhyrjet e huaja në informacion
Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja po shndërrohen në një nga kërcënimet kryesore për demokracitë dhe sigurinë europiane. Përfaqësues të......
Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit - Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas
Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së......
Si ndryshoi tregu i punës në kulturë? Mbi 33 mijë të punësuar, meshkujt dhe të rinjtë dominuan tregun
Sektori i kulturës ka vijuar të ruajë një rol të rëndësishëm në tregun e punës në Shqipëri edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT,......
Cilat janë rreziqet që shoqërojnë ndarjen e re të Shqipërisë? - Nga kostot financiare, tek cilësia e shërbimeve dhe humbja e besimit
Reformat territoriale dhe administrative janë procese me ndikim të gjerë institucional, financiar dhe social, të cilat shoqërohen në mënyrë të pashmangshme......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......

