Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistë e studentë

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash dhe detyrimesh ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.
Vendimi, i miratuar me Vendimin nr. 1307, datë 24 korrik 2026, synon të adresojë shqetësimet e ngritura nga konsumatorët dhe të rrisë konkurrencën, transparencën dhe mundësitë e zgjedhjes në tregun e telefonisë celulare.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje të përafërta dhe progresive të çmimeve, ngjashmëri e lartë mes paketave, reduktim i ofertave me çmime më të ulëta, si dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore.
Në kuadër të masave të vendosura, të dy operatorët duhet që brenda 90 ditëve të ofrojnë paketa të veçanta dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët e moshës 18–23 vjeç.
Gjithashtu, paketa më e lirë duhet të jetë e aksesueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm përmes aplikacioneve apo kanaleve digjitale.
Abonentët do të kenë gjithashtu të drejtën të kalojnë në një paketë më të lirë pas përfundimit të kontratës, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.
Çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo kohëzgjatjen e vlefshmërisë së paketave duhet t'i komunikohet individualisht abonentit në mënyrë të qartë, të paktën 30 ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimit.
Autoriteti ka përcaktuar gjithashtu se çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove, ndërsa dokumentacioni përkatës duhet të ruhet për një periudhë prej pesë vitesh.
Masat e tjera përfshijnë diferencimin real të paketave të reja, në mënyrë që të mos kufizohet zgjedhja e konsumatorëve, si dhe vlerësimin paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës të kontratave tip, me qëllim shmangien e klauzolave të padrejta.
Në kontrata duhet të përcaktohen qartë dhe në mënyrë të kuptueshme edhe procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri.
Autoriteti i Konkurrencës deklaron se vendimi synon të korrigjojë problematika konkrete të konsumatorëve, përfshirë mungesën e informacionit, vështirësinë për të zgjedhur oferta më të lira, aksesin e kufizuar në paketat ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresat me të ardhura më të ulëta.
Zbatimi i detyrimeve do të monitorohet për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit. Në rast të moszbatimit të masave të përcaktuara, Vodafone Albania dhe One Albania rrezikojnë penalitetet e parashikuara nga ligji.
“Gatishmëri maksimale ndaj zjarreve” - Rama: Flotës ajrore pritet t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në prag të rritjes së rrezikut nga......
Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës
Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që......
Protesta masive kundër mbiturizmit - Majorka përballet me rritje të kostos së jetesës dhe mungesë strehimi
Banorët e Majorkës dolën në rrugë duke protestuar kundër efekteve të mbiturizmit, duke pretenduar se rritja e shpejtë e vizitorëve ka çuar në një kosto......
1 miliard euro për skemën e pensioneve - Gjysma e vitit mbyllet me performancë të lartë, më shumë hapësira për pensionistët
Të ardhurat në skemën e pensioneve kanë rezultuar rritje të vazhdueshme duke krijuar më shumë hapësirë për mbështetje financiare ndaj pensionistëve dhe......
Rama: Të mbrojmë informimin pa tkurrur liritë - Në Tiranë diskutohet për ndërhyrjet e huaja në informacion
Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja po shndërrohen në një nga kërcënimet kryesore për demokracitë dhe sigurinë europiane. Përfaqësues të......
Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit - Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas
Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së......
Si ndryshoi tregu i punës në kulturë? Mbi 33 mijë të punësuar, meshkujt dhe të rinjtë dominuan tregun
Sektori i kulturës ka vijuar të ruajë një rol të rëndësishëm në tregun e punës në Shqipëri edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT,......
Cilat janë rreziqet që shoqërojnë ndarjen e re të Shqipërisë? - Nga kostot financiare, tek cilësia e shërbimeve dhe humbja e besimit
Reformat territoriale dhe administrative janë procese me ndikim të gjerë institucional, financiar dhe social, të cilat shoqërohen në mënyrë të pashmangshme......

