Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 10:54

Euro në rënie të lirë, leku më ‘i fortë’ se kurrë - Meka: Efekt sezonal, ofertë shtesë nga turzimi dhe pasuritë e paluajtshme

Nga Alida Lula

Euro në rënie të lirë, leku më ‘i

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një u këmbye sot me 93.78 lekë, duke u nënçmuar me 0.11 lekë krahasuar me ditën e mëparshme.

Eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka ka thënë për SCAN tv se ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Në raport me fillimin e këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me 3.04%, ose gati 3 lekë. Sipas tij janë efektet sezonale nga turizmi si dhe tregu i pasurive të palujtshme.

“Nuk jemi përpara zhvillimi të papritur. Ashtu siç ishte parashikuar që në fund të 2025, nëse faktorët nuk ndryshonin do të kishim këtë zhvlerësim të euros. Gjysmën e parë e vitit dhe fillim korriku, kemi zhvlerësim të euros për shkak të faktorëve sezonalë dhe kemi një rënië të njëtrajtshme të euros ashtu si dhe një vit më parë. Faktor madhor, që rritjen e ekonomike, turizmi, pasuritë e palujtshme dhe paratë inflormale japin efekt. Mund të kemi një lloj përshpejtimi. Pas lajmeve të fundit, mund të jetë një sinjal i fund periudhës, mbyllje fondesh nga butrime të dyshimta, fonde që lidhen me aktivitet në pasuri të paluajtshme’’- thotë Meka.

Por cilat janë pritshmëritë për euron dhe çfarë thekson eksperti Meka?

“Do krijojë ofertë shtesë që do të sjellë ky muaj, korriku, ku është vënë re rënie më e fortë e euros në raport me monedhën shqiptare”- thotë Meka.

Prej 5 vitesh monedha kombëtare po triumfon ndaj valutave të huaja. Por edhe pse ky zhvlerësim ka kosto për eksportuesit dhe familjet që kanë të ardhurat në euro, Banka e Shqipërisë thotë se nëse kursi i këmbimit do të fiksohej, pasojat negative për ekonominë do të ishin të shumta.

Sipas analizave të BSH, ky trend është mbështetur nga rritja e të ardhurave nga turizmi, remitancat, investimet e huaja direkte, të ardhurat nga puna dhe përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Në ekonomi ka hyrë më shumë valutë dhe besimi ndaj Lekut është rritur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat