Doganat Shqiptare dhe Italia thellojnë bashkëpunimin/ Fokus, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin i lëvizjes së mallrave e pasagjerëve

Thellohet bashkëpunimi në fushën doganore Shqipëri – Itali.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja zhvilloi një vizitë në Agjencinë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm, Roberto Alesse.
Sipas njoftimit të Administratës Doganore, diskutimet u përqendruan te modernizimi i sistemeve doganore, shkëmbimi elektronik i të dhënave, menaxhimi i riskut, përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset doganore, si dhe zbatimi i sistemeve të reja evropiane, me synim rritjen e efikasitetit, sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë.
Gjatë takimit, palët vlerësuan partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy administratave, të ndërtuar mbi më shumë se 25 vite bashkëpunimi të suksesshëm.
Beja zhvilloi gjithashtu takime me drejtues të lartë të Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve, si edhe me përfaqësues të Guardia di Finanza, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në fusha prioritare.
Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve mbetet një nga partnerët kryesorë të Administratës Doganore Shqiptare në procesin e modernizimit, duke ofruar ndër vite asistencë teknike, ekspertizë, trajnime dhe mbështetje për përafrimin e legjislacionit dhe procedurave doganore me standardet e Bashkimit Evropian.
Shqipëria, hap me rëndësi në rrugën drejt BE, mbyllen negociatat për tre kapitujt e parë për anëtarësim
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian në Bruksel ka miratuar sot Pozicionin e Përbashkët të BE për mbylljen......
Konferenca e IX ndërqeveritare me BE më 14 korrik në Bruksel, Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Më 14 korrik 2026 në Bruksel do të mbahet Konferenca e IX ndërqeveritare Shqipëri-BE. Në takim pritet të shënohet mbyllja e tre kapitujve të parë të......
Karakaçi inspekton punimet në rrugën e Komanit: Investim strategjik për sektorin energjetik dhe zhvillimin e turizmit në zonë
Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, ju nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të......
Turistët, tarifa në spitale e qendra shëndetësore - Dika: I hiqet barra buxhetit të shtetit, sjell përfitime
Fluksi i lartë turistik, me të cilin Shqipëria po përballet prej disa vitesh, nuk ka sjellë vetëm më shumë vizitorë, por edhe më tepër kërkesë për shërbime......
Ministri Lamallari, apel për parandalimin e zjarreve - 227.7 milionë lekë për pagesat shtesë të efektivëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përmes njoftimeve në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi......
Depozituesit e mëdhenj të bankave - Raporti i BSH: 10 klientë mbajnë 7.5% të totalit të kursimeve në sistem
Depozitat e qytetarëve dhe bizneseve vijojnë të mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar. Në fund të vitit 2025, vlera totale e......
Rehabilitimi i linjës Durrës – Rrogozhinë/ Hekurudha Shqiptare nis konsultimet publike për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
Hekurudha Shqiptare ka shpallur kalendarin e konsultimeve publike për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, një procedurë e......
Shqipëria regjistron mbi 100 mijë fermerë - Mbi 12 mijë i shtohen skemës së pensioneve, Fieri dominon bujqësinë
Aplikimi i skemave të financimit për sektorin bujqësor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ka nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është......

