Europa Postuar më 11 Shkurt 2025, 10:18

Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën politike

Nga Kristi Ceta

Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar

Pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë janë të shqetësuar për çmimet e larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës tani po tkurret, tregoi një sondazh përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit.

Anketa e realizuar nga kompania gjermane R&V në datat 23-25 ​​janar tregoi se 70% e gjermanëve shqetësohen për rritjen e kostos së jetesës, nga 57% në anketën e mëparshme në verë. Nga të anketuarit, 68% i frikësohen një rënieje ekonomike, nga 48% në sondazhin paraardhës.

Rritja e konkurrencës nga jashtë, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe perspektivat e pasigurta ekonomike kanë shkaktuar ndikimin e tyre në ekonominë gjermane, e cila u tkurr në vitin 2024 për dy vjet radhazi dhe është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të votuesve.

Zgjedhjet u thirrën pasi koalicioni trepalësh i kancelarit Olaf Scholz me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë u shemb në nëntor.

Mosmarrëveshjet mbi mënyrën se si të shpëtohet ekonomia më e madhe e Evropës kontribuuan në rënien e koalicionit, ndërsa situata e rëndë u reflektua në industrinë e automobilave të vendit, me Volkswagen dhe kompani të tjera që shkurtuan vendet e punës për t’i shpëtuar falimentimit.

Më shumë se 6 nga 10 persona në Gjermani i konsiderojnë politikanët, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, të papërshtatshëm për të realizuar detyrat e tyre.

Tre në katër gjermanë janë të shqetësuar për polarizimin e shoqërisë, nga 48% që ishin në verë. Rritja e mprehtë i atribuohet një sërë vrasjesh të profilit të lartë në hapësira publike nga njerëz me prejardhje emigrante dhe si reaguan palët ndaj tyre, tha kreu i studimit. Emigracioni interpretohet si problem qendror politik në vend, duke shkaktuar ndarje të mëtejshme.

 

Shqipëria 11 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat