Europa Postuar më 28 Tetor 2025, 11:37

Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me 104 miliardë paund që nga viti 2010

Nga Kristi Ceta

Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me

Energjia e prodhuar nga era ka ulur kostot në Mbretërinë e Bashkuar me të paktën 104 miliardë paund që nga viti 2010, ka treguar një studim. Përdoruesit e gazit kanë qenë ndër përfituesit më të mëdhenj, sipas të dhënave.

Një studim i Universitetit College London zbuloi se nga viti 2010 deri në 2023, energjia nga impiantet e erës rezultoi në uljen e faturave të elektricitetit me rreth 14.2 miliardë paund, krahasuar me vlerën e gazit të përdorur për të gjeneruar të njëjtën sasi energjie.

Megjithatë, ulja e kostos së gazit, që lidhej me prodhimin me erë, për shkak të reduktimit të kërkesës dhe mosndërtimit të infrastrukturës së re, ishte shumë më e madhe, rreth 133.3 miliardë paund.

Gjatë të njëjtës periudhë, konsumatorët paguan rreth 43.2 miliardë paund në subvencione të gjelbra, të cilat u vendosën mbi faturat e elektricitetit dhe jo mbi ato të gazit. Rezultati neto ishte një ulje prej 104.3 miliardë paund në faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 13 viteve, sipas studiuesve.

Rritja e prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropë uli kërkesën për gaz, dhe rrjedhimisht çmimet e gazit, duke reduktuar nevojën e ndërtimit të centraleve të reja. Më tej, mënyra se si funksionon tregu i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar lejon që centralet me gaz praktikisht të vendosin çmimin e elektricitetit.

Sipas ekspertëve, ky studim tregon se prodhimi me erë nuk ka qenë një barrë financiare, por ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Mbretërinë e Bashkuar. Për ta kuptuar më mirë, përfitimi neto prej 104 miliardë paund është më i madh se 90 miliardë paund shtesë që Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar për gaz që nga viti 2021, për shkak të rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë,” shpjegojnë ata.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat