Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2023, 14:18

Gazifikimi i Korçës kërkon 20.8 mln euro - Dokumenti /13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët

Nga SCAN TV

20.8 mln euro është vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës, ndërkohë që pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga rezidentët. Detajet përfshihen në draftin e planit 10-vjeçar të investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ ku specifikohet se 7 mln euro janë projeksionet e bashkisë për vlerën e investimeve që do të zëvendësojnë burimet primare të ngrohjes, sikurse është lënda drusore, përfshirë instalacionet e boilerave.

Investimet e kërkuara mbulojnë stacionin e uljes së presionit dhe matjes, një tubacion 5 km të gjatë nga pika e daljes së TAP deri në stacionin e portës së qytetit, stacionin e gazit të qytetit, gjashtë tubacione kryesore, me gjatësi totale 27.5 km, si dhe tubacionet dytësore, me një gjatësi totale prej  42.5 km, duke përfshirë lidhjet.

Sipas dokumentit, numri i konsumatorëve përfshin 30 institucone dhe 6074 njësi banimi, teksa specifikohet se për suksesin e projektit është kritike që bashkia të sigurojë buxhet për ndërtimin e instalimeve të brendshme të gazit për institucionet nën drejtimin e saj sikurse janë shkollat, kopshtet, muzetë apo zyra publike.

Çmimi mesatar i gazit natyror është projektuar përafërsisht 40 euro/mWh. Projekti i gazifikimit të Korçës është evidentuar si projekt i rëndësishëm, ndërsa pritet të miratohet një vendim qeverie, që do të ndryshojë Masterpalnin e Gazit, duke qenë se aktualisht ai nuk është pjesë e prioriteteve në periudhën afatshkurtër.

Ola Mitre / SCAN

Shqipëria 16 Nëntor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat