Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2026, 13:17

Reforma në sektorin elektroenergjetik - Nis shqyrtimi i ligjit në Kuvend, Muçaj: Efekti financiar në buxhet, 1.9 mln euro

Nga Ola Mitre

Reforma në sektorin elektroenergjetik - Nis shqyrtimi i ligjit në

Përshtatja e tregut shqiptar me zhvillimet e reja teknologjike dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian është në fokus të projektligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, që ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare. 

Gjatë prezantimit në komisionin e ekonomisë, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçja u ndal te disa nga risitë, përfshirë depozitimin, matësit inteligjentë apo autokonsumatorët.

Muçaj foli edhe për efektin financiar që do të ketë zbatimi i ligjit të ri në buxhetin e shtetit, ndërsa theksoi edhe për ndihmën financiare që do të vijë pas miratimit të tij.

Gjatë diskutimeve në komision u ngritën pikëpyetje në lidhje me modelin e funksionimit të kompanive publike, operimin e bursës shqipatre së energjisë apo edhe për klientët në nevojë, por sipas përfaqësuesve të ministrisë një pjesë e tyre do të zgjidhen edhe me akte nënligjore.  

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat