Europa Postuar më 21 Mars 2023, 10:13

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.9%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori bankar dhe ai i shitjeve me pakicë në rritje me 1.8% dhe 1% respektivisht.

UBS ra dakord të blejë rivalin Credit Suisse për 3 miliardë franga zvicerane ose 3.2 miliardë dollarë. Banka që do të krijohet nga ky transaksion do të ketë rreth 5 trilionë dollarë asete të investuara.

Në sesionin e kaluar, aksione te Credit Suisse ranë me 54%, ndërsa aksionet e UBS u rritën me 3.8%. Gjithashtu, edhe shumica e tregjeve amerikane dhe atyre aziatike u mbyllën në rritje.

Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm pasi po presin takimin 2-ditor të Rezervës Federale, që fillon sot. Analistët presin një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që normat e interesit të mbahen të pandryshuara.

SCAN

Shqipëria 21 Mars

Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat