Europa Postuar më 29 Mars 2023, 10:12

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Autoritetet franceze bastisin zyrat e bankave më të mëdha në vend

Nga SCAN TV
Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Autoritetet franceze bastisin zyrat e

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me shëndetin e sistemit bankar dhe për ekonominë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa sektori bankar kryeson fitimet, në rritje me rreth 1%. Në anën tjetër, sektori i shitjeve me pakicë dhe ai i automjeteve janë në rënie me 1.1% dhe 0.4% respektivisht.

Në sesionin e kaluar, bursat ndryshuan minimalisht, pas lajmeve se autoritetet franceze bastisën zyrat e disa bankave më të mëdha në vend, me dyshimet për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje, pasi aksionet e Alibaba, të listuara në bursën e Hong Kongut, u rritën ndjeshëm pasi gjigandi kinez i teknologjisë njoftoi se do të ndahet në 6 biznese. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi punësimin në Itali dhe Rusi për shkurtin.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat