Euro “braktiset” nga huamarrësit/ Kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit

Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar arriti në 137.7 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit 2026, nga 129.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 6.1%. Zgjerimi i kreditimit është mbështetur kryesisht nga huatë në monedhën vendase, ndërsa kreditimi në euro ka shfaqur ecuri të ndryshme mes bizneseve dhe individëve.
Te korporatat jofinanciare private, kredia e re u rrit me 11.5%, duke arritur në 92.8 miliardë lekë. Financimi në lekë u zgjerua me 9.9%, në 46.5 miliardë lekë, ndërsa kreditë në euro arritën në 41.8 miliardë lekë, me një rritje prej 8.6% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se bizneset vijojnë të mbështeten si te leku ashtu edhe te euroja për financimin e aktivitetit të tyre.
Ndryshe paraqitet situata për individët. Kreditë e reja për këtë segment u rritën vetëm me 3%, duke arritur në 44.2 miliardë lekë. Megjithatë, brenda kësaj kategorie vihet re një zhvendosje e fortë drejt monedhës vendase. Huaja në lekë u rrit me 13.1%, duke arritur në 37.4 miliardë lekë, ndërsa kreditimi në euro ra me 30.6%, në 6.9 miliardë lekë.
Rënia e huamarrjes në euro lidhet kryesisht me kreditë për blerje banesash. Në katër muajt e parë të vitit, kreditë hipotekore në euro zbritën në 3.9 miliardë lekë, nga 7.3 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një tkurrje prej 46.6%. Në të kundërt, kreditë për banesa në lekë u rritën me 4.5%, duke arritur në 16.3 miliardë lekë.
Të dhënat tregojnë se procesi i orientimit të huamarrjes drejt monedhës vendase po vazhdon, veçanërisht te individët. Forcimi i lekut gjatë viteve të fundit dhe preferenca për të marrë kredi në të njëjtën monedhë me të ardhurat duket se po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zgjedhjet e huamarrësve. Ndërkohë, bizneset mbeten më të ekspozuara ndaj euros, për shkak të aktivitetit tregtar dhe të ardhurave që një pjesë e tyre gjenerojnë në valutë.
''Evropa zien”, Portugalia rekord me 40.3°C/ Vala e të nxehtit po ‘‘pushton’’ kontinentin
Portugalia vendosi rekord të ri me një temperaturë prej 40.3 gradësh në maj, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40°C të vendosur në maj të vitit 2001. Vala......
Shqiptarët flasin më pak në telefon/ AKEP: Po konsumojnë më shumë internet. Rritje me 22% në tremujorin e parë
Interneti po kthehet gjithnjë e më shumë në mënyrën kryesore të komunikimit për shqiptarët. Të dhënat më të fundit të AKEP për tremujorin e parë të vitit......
Prokurimet, 11.2 mln lekë në buxhetin e shtetit në Prill/ Një në dy ankesa pranohet, çfarë tregojnë të dhënat e KPP-së?
Ankesat për tenderët publikë vijojnë të mbeten të larta. Vetëm gjatë muajit prill, në Komisionin e Prokurimit Publik janë regjistruar 112 ankesa, të gjitha......
ARRSH, projekt të ri për hyrjen veriore të Tiranës/ Kozeli: Lidhje e re edhe me rrugën e Arbrit. Zgjerimi i Tiranë – Durrës, deri në Vorë
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë projektimin për hyrjen veriore të Tiranës, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. I ftuar në......
Vendim historik për shtetësinë nga Gjykata e Lartë Greke/ Jo më kusht të ardhurat, përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë
Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë, ka marrë një vendim të rëndësishëm, i cili sjell një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si trajtohen kërkesat për......
TIA thyen rekorde të reja, mbi 1.1 milionë pasagjerë në Prill/ Londra destinacioni kryesor, rritja e mbështetur nga investimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar tjetër muaj rekord, duke konfirmuar trendin e fortë të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të......
Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në......
Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm/ Ministri Lamallari prezanton masat në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut
Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci......



