Prokurimet, 11.2 mln lekë në buxhetin e shtetit në Prill/ Një në dy ankesa pranohet, çfarë tregojnë të dhënat e KPP-së?

Ankesat për tenderët publikë vijojnë të mbeten të larta. Vetëm gjatë muajit prill, në Komisionin e Prokurimit Publik janë regjistruar 112 ankesa, të gjitha të lidhura me procedurat e prokurimit publik. Shumica e tyre lidhen me fazën e vlerësimit të ofertave, çka tregon se pikërisht procesi i përzgjedhjes së fituesve mbetet pika më e debatueshme mes operatorëve ekonomikë dhe institucioneve publike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, 69 ankesa janë depozituar për fazën e vlerësimit të ofertave, ndërsa 43 të tjera kanë pasur si objekt dokumentet standarde të tenderit. Nga ana tjetër, sektorët më problematikë rezultojnë shërbimet dhe furnizimi me mallra, të cilat së bashku përbëjnë mbi 100 ankesa të regjistruara gjatë muajit. Pesha më e madhe e ankesave vjen nga Tirana, e ndjekur nga Vlora dhe qarqe të tjera të vendit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e procedurave të ankimuara i përkasin pushtetit vendor, me 57 procedura prokurimi të kontestuara gjatë muajit prill. Gjatë kësaj periudhe, Komisioni ka marrë 85 vendime, ndërsa ka shqyrtuar dhe zgjidhur 93 ankesa.
Një tjetër tregues i rëndësishëm lidhet me efektin financiar të vendimmarrjes së Komisionit. Sipas raportit, vetëm gjatë muajit prill, vendimet e KPP-së kanë sjellë kursime prej mbi 22 milionë lekësh për buxhetin e shtetit. Ndërkohë, janë arkëtuar mbi 18 milionë lekë tarifa financiare si garanci për procedurat e prokurimit, ndërsa mbi 10 milionë lekë u janë kthyer operatorëve ekonomikë pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave. Të dhënat tregojnë se prokurimet publike mbeten një nga fushat me nivelin më të lartë të kontestimeve, ndërsa roli i Komisionit të Prokurimit Publik vijon të jetë kyç për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e fondeve publike.
ARRSH, projekt të ri për hyrjen veriore të Tiranës/ Kozeli: Lidhje e re edhe me rrugën e Arbrit. Zgjerimi i Tiranë – Durrës, deri në Vorë
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë projektimin për hyrjen veriore të Tiranës, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. I ftuar në......
Vendim historik për shtetësinë nga Gjykata e Lartë Greke/ Jo më kusht të ardhurat, përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë
Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë, ka marrë një vendim të rëndësishëm, i cili sjell një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si trajtohen kërkesat për......
TIA thyen rekorde të reja, mbi 1.1 milionë pasagjerë në Prill/ Londra destinacioni kryesor, rritja e mbështetur nga investimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar tjetër muaj rekord, duke konfirmuar trendin e fortë të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të......
Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në......
Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm/ Ministri Lamallari prezanton masat në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut
Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci......
Matura Shtetërore, Kumbaro: Rregulla strikte/ Arsimi drejt tregut të punës, nis “rrugëtimin” strategjia e re
Matura shtetërore do të zhvillohet nën rregulla strikte dhe në rast të daljes së tezës, maturantët do të përjashtohen nga procesi. Është kjo deklarata e......
DIVA, mbi 40 mijë aplikime për rimbursim/ Binaj: Kanë nisur pagesat, në total 77 mijë përfitues
Mbi 40 mijë aplikime janë bërë nga të punësuarit në vend për rimbursim përmes DIVA2025, ndërsa administrata tatimore ka nisur procesin e pagesave në......
“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/ Kryeministri Rama, në prezantimin e kompanisë Albanian Digital Solution
Albanian Digital Solution Sh.A, është kompania që ka në fokus modernizimin e shërbimeve si dhe të suportojë forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë......



