Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para. Danimarka shënon rritjen më të lartë

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rikthyen në rritje të fortë gjatë muajit mars, pas një fillimviti të zbehtë. Sipas INSTAT, në mars hynë 609,363 shtetas të huaj, me rritje 10.8% krahasuar me marsin 2025.
Kontributin më të madh në rritjen e fluksit e dha sërish Kosova, e cila shtoi rreth 31 mijë hyrje më shumë se një vit më parë, duke mbetur faktori dominues në zgjerimin e hyrjeve totale. Rritje të forta u shënuan edhe nga tregje të mëdha perëndimore, ku Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara shënuan zgjerim të ndjeshëm të fluksit, ndërsa Kanadaja u rrit me ritme edhe më të shpejta.
Një nga elementët që pritet të ndikojë në ecurinë e turizmit gjatë këtij viti lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Rritja e pasigurisë në zonat e konfliktit ka shtyrë një pjesë të vizitorëve, sidomos europianë, të rishikojnë planet e tyre të udhëtimit dhe të kërkojnë alternativa të reja në rajon.
Në shifrat e marsit, ndikimi i këtij zhvillimi shfaqet në mënyrë të përzier. Nga njëra anë, disa tregje të lidhura drejtpërdrejt me rajonin e konfliktit shënuan rënie. Izraeli ra me rreth 13%, ndërsa Arabia Saudite me mbi 30%, duke reflektuar një dobësim të kërkesës nga këto vende.
Nga ana tjetër, ndër zhvillimet më të pazakonta bie në sy rritja shumë e fortë nga disa vende nordike. Danimarka shënoi një rritje të jashtëzakonshme, mbi tetë herë më shumë se një vit më parë, ndërsa rritje të forta u regjistruan edhe nga Norvegjia, Suedia dhe disa vende të tjera të Europës Veriore. Ky zhvillim sugjeron zgjerim të kërkesës nga tregje që tradicionalisht nuk kanë qenë ndër burimet kryesore të vizitorëve.
Flukset u rritën ndjeshëm edhe nga Spanja, Austria dhe Bosnje Hercegovina, ndërsa ritme të shpejta zgjerimi u shënuan edhe nga vende më të vogla si Luksemburgu, Lituania, Letonia dhe Irlanda. Jashtë Europës, rritje të forta u regjistruan edhe nga Australia, Brazili, India dhe Egjipti, duke treguar se përveç tregjeve tradicionale, ka shenja të zgjerimit gradual të interesit edhe nga destinacione më të largëta.
Pagat/privati apo shteti, cili e “mban” buxhetin? - Rriten arkëtimet, 494 milionë euro tatim janë “vjelur” në 2025-ën
Të gjithë të punësuarit në vend në administratën publike apo në sektorin privat, kanë ndarë nga paga e tyre rreth 49.4 miliardë lekë apo 494 milionë euro......
Qytet apo fshat, ku zgjat më shumë pensioni? Pensionistët e fshatit e gëzojnë pensionin rreth 7 vite më shumë se ata në zona urbane
Një pensionist në Shqipëri e gëzon pensionin mesatarisht për rreth 22.8 vite sipas shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa gratë e marrin atë......
“Paketa e Maleve”, 40 bashki caktojnë zonat prioritare - Trajtimi i mbetjeve në zonat turistike, Gonxhja: Synohet nivel i lartë pastrimi
Numri i bashkive të cilat kanë përcaktuar zonat prioritare për paketën e maleve ka shkuar në 40. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo......
Depozitimi i energjisë hyn “në lojë” - Centralet diellore kërkojnë kapacitete magazinimi, ERE nis modifikimin e licencave
Një valë e re zhvillimesh në sektorin energjetik po sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si prodhohet dhe menaxhohet energjia në vendin tonë,......
Bizneset shqiptare rrisin efikasitetin/ 33.1% e ndërmarrjeve përdorin teknologjinë për të ulur kostot dhe konsumin
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2025, 30% e të gjitha bizneseve në BE përdorën sisteme ose zgjidhje të teknologjive të informacionit dhe komunikimit......
Java mbyllet pozitivisht për Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë me 81.2 lekë dhe duke u......
Shqiptarët paguan 242 milionë euro taksë qarkullimi - Konsumi rriti të ardhurat në 2025-ën me 28 milionë euro
Qytetarë shqiptarë të cilët kanë një automjet në pronësi apo përdorim, kanë paguar afro 242 milionë euro si taksë qarkullimi gjatë vitit që lamë......
OSSH, investim për rrjetin energjetik në Lezhë - Synohet përmirësim i furnizimit me energji
Drejtoria Rajonale e OSSH Shkodër ka shpallur hapjen e garës për lidhje unazore për fiderat 18 dhe 19, n/stacioni 110/20/10 kv Lezhë. Sipas dokumentit, më......



